• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe: Disa bashkëpunuan me fashizmin, sot për pushtet i shpallin luftë SHBA-së

by A R
17/11/2019 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

75-Vjetori i Çlirimit të Tiranës ka mbledhur te “Ushtari i Panjohur”, sot për të përkujtuar 127 dëshmorë të qytetit,  drejtues të pushtetit qendror dhe lokal, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, si dhe pjesëtarë të veteranëve të LANÇ, të cilët kryen homazhe, duke vendosur kurora me lule dhe duke u përulur në nder të të rënëve.

Zv/kryeministri Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e përkujtimit të dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e kryeqytetit 75 vite më pare, u shpreh se i gjithë populli u bë njësh me LANÇ-in për t’u bërë barrikadë kundër pushtuesve në një betejë të përgjakshme dhe heroike në Tiranë.

“Sot për fat të mirë jemi pak metra larg nga ajo rrugë, ku jo thjesht partizanët e luftës, por populli i Tiranës u bë njësh me LANÇ-in për të bërë barrikada kundër pushtuesve në një betejë të përgjakshme dhe heroike këtu në Tiranë. A ka dëshmi më të madhe se kjo, kur populli bëhet bashkë  me çlirimtarët, me luftëtarët për të kundërshtuar fashizmin këtu në Tiranë. Për 80 vite me radhë kemi demonstruar me forcë se kemi një aftësi të jashtëzakonshme për të përsëritur veten si zgjedhje e mirë, e drejtë e kohës në atë periudhë, por për ta përsëritur veten edhe si turp, si një zgjedhje, e cila pa më të voglin diskutim nuk kishte lidhje me popullin as të Tiranës as të gjithë Shqipërisë, por me pushtetin bashkëpunues, me fashizmin dhe me nazizmin në atë periudhë,” u shpreh Braçe.

“Sot, pa më të voglin dyshim, – tha ai, – po e përsërisim veten për t’i bërë nder edhe respekt atyre që luftuan me armë në dorë kundër fashizmit, që bënë zgjedhjen e duhur, në krahun e duhur, në kohën e duhur dhe e renditëm në familjen e madhe të perëndimit, ashtu siç ia vlen të kujtojmë sot të gjithë ata që në atë moment e kishin të mundur të ishin me këtë zgjedhje, të ishin në krahun e duhur dhe bënë zgjedhjen e kundërt, të turpshme dhe të neveritshme të bashkëpunimit me fashizmin dhe me nazizmin”.

Zv/kryeministri Braçe tha se sot po përsëritet historia, kur aktorë të ndryshëm për interesa të ngushta politike, po rreshtohen në anën e kundërt, duke u vendosur kundër atyre që u bënë bashkë ndaj fashizmit.

“Ka pasur qeveri që kanë bashkëpunuar me fashizmin në këtë vend. Ka ndodhur gjatë gjithë vitit 1940 që këto qeveri të quajtura shqiptare, por që vareshin drejtëpërdrejtë nga pushtuesit këtu në vend i shpallën luftë SHBA-së, Britanisë, Francës në një akt turpi në mbështetje të fashizmit dhe kundër popullit të tyre, kundër Perëndimit që ishte bërë bashkë kundër nazizmit si një zgjedhje e drejtë dhe historike. Po e përsërisin veten prapë sot, kur gjejnë kurajon që për interesa të ngushta politike, partiake, por edhe për pak pushtet t’i shpallin luftë SHBA-së, Britanisë, Francës dhe të gjithë Perëndimit, thjesht e vetëm se duan pak pushtet.  Edhe atëherë pushteti i bëri bashkë me fashizmin, edhe tani pushteti i bën bashkë kundër Perëndimit,” tha Braçe.

“Ne antifashizmin nuk e kemi të përkohshëm, – shtoi ai, – ne antifashizmin e kemi zgjedhje të qartë popullore, e kemi zgjedhje të qartë për t’iu bashkuar Europës që antifashizmin e ka jo vetëm projekt të saj politik, por edhe zgjedhje të qartë për të luftuar ndaj çdo fenomeni pas të cilit fshihet fashizmi. Populizmi, sovranizimi shfaqet sa herë duan pushtet të pakontrolluar, për t’i bërë dëm popullit dhe për të shmangur drejtësinë, drejtësinë që iu shërben njerëzve të zakonshëm, që i bën të gjithë të barabartë, pushtetarë, apo qytetarë. Këtë zgjedhje ua dedikojmë atyre burrave që 80 vite më parë nga Durrësi vendosën të luftojnë fashizmin anekënd Shqipërisë. Meritojnë nder e respekt të gjithë qytetarët e Tiranës që 75 vite më parë u bënë bashkë dhe luftuan kundër fashizmit, çliruan këtë qytet”.

Gjatë ceremonisë përkujtimore, kryetari i Grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se kujtimi i veprës së atyre që dhanë jetën për liri është detyrimi më i madh sot.

“Përkujtimi i këtyre përvjetorëve, më së shumti 75-vjetori i Çlirimit të atdheut është dhe mbetet një detyrim i madh për të kujtuar atë moment historik që e renditi Shqipërinë përkrah të gjithë kombeve të tjera që luftuan kundër okupatorit nazifashist. Nëse ka një vend në Europë që u çlirua me forcat e veta, kjo është Shqipëria jonë dhe kjo është për shkak të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në këtë 75-vjetor unë dua t’i shpreh një falenderim qeverisë tonë për një organizim perfekt kudo në Shqipëri të këtyre ceremonive, të cilat do përmbyllen në 29 nëntor, në ditën e shpalljes së 75-vjetorit të Çlirimit, ku dua t’iu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve pa dallim, të mblidhemi për ta përkujtuar atë moment historik . Janë shqiptarët ata që i kanë dhënë përgjigjen më të mirë çdo përpjekjeje për të hedhur baltë kundër LANÇ,” u shpreh Balla.

/a.r

Next Post
Këndoni si Freddie Mercury? Ju ndihmon ky aplikacion

Këndoni si Freddie Mercury? Ju ndihmon ky aplikacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In