Pas Berishës ka reaguar nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Erjon Braçe, duke thënë se nën pushtetin e Sali Berishës, një zyrtar i vetëm ka harxhuar shifrën marramendëse të 123 tonëve naftë.
“123 ton naftë për një makinë… 13 autobote me rimorkio i ka harxhuar vetëm një funskionar i shtetit… kjo përkthehet në 1 milion e 130 mijë kilometra të përshkruar, që në muaj janë rreth 13 mijë kilometra, të përshkruara vetëm nga një zyrtar.
Nuk është Sali Berisha ky funksionar, do doja shumë të ishte ai, po jo… është njëri nga ata 3 të mëdhenjtë e PD që vijnë këtu dhe bëjnë sikur qajnë për hallet e Shqipërisë.”- tha Braçe.
Në lidhje me kritikat e Berishës për ligjin për arsimin e lartë, kushtet e universiteteve dhe faktin se sipas ish kryeministrit mazhoranca po kryen terro shtetëror nëpër universitete, Braçe tha
“Ju i identifikonit mësuesit e majtë, sic kanë bërë nazistët me hebrenjtë”
Debatet përpara fjalës së Braçes
Berisha: nuk kam asnjë kundërshtim ti jepet fjala cilitdo , por ju po bëni një gafë të tmerrshme. Tani ky del t’më përgjigjet sikur unë jam kryeministër, unë nderohem, por problemi është i juaji, rrini sa të doni në kohën time, sepse ajo është e pafundme.
Braçe: Unë nuk e kam fare komplek të flas për ju dhe të debatoj me ju dhe kur e bëj këtu nuk e bëj për ju por e kam me këtë qeveri që kam këtu mbrapa. Në 8 vite në këtë vend është abuzuar me paratë publike në mënyrë kriminale. Për sa kohë asnjë nuk ka dalë përpara drejtësiëë, mua do më kesh këtu ditë për ditë për të folur për këtë gjë. Unë këtu, që ta dish jam për qeverinë time.