• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe: Berisha, interesa direkte në sektorin e arsimit privat

by Aalison Pearse Stevens
08/09/2016 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha lidhur me problemin e maturantëve, duke i cilësuar ato një farsë. Duke marrë fjalën në seancën plenare, Braçe ka deklaruar se, reagimi i Berishës ka të bëjë me mbrojtjen e interesave të tij financiare në sektorin e arsimit privat.

“Berisha flet për interesat e tij në biznesin e universitetit privat. Sali Berishës nuk i besohet”, ka thënë Braçe.

Megjithatë, deputeti i majtë ka kërkuar angazhim maksimal nga qeveria, Ministria e Arsimit dhe rektori i zgjedhur për zgjidhjen e situatës.

“Por është e turpshme që Berisha të vijë këtu dhe të ngrejë këtë problem, ashtu sikurse bëri dje Lulzim Basha, në Facebook nga Dibra”, ka vijuar Braçe.

Deputeti socialist u është përgjigjur edhe akuzave të ish-kryeministrit sa i takon “Al Kapones”, siç i cilësoi një ditë më parë ambasadori amerikan bosët shqiptarë të krimit.

“Sa për deklaratën e ambasadorit për Al Kaponen kam një pyetje, përse kryeministri i djeshëm në 8 vjet nuk e arrestoi?”, është shprehur Braçe.

Ai ka shtuar se, “gjatë qeverisjes së tij Berisha ka punuar vetëm për të përçarë Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Braçe theksoi se qeveria ka bërë disa investime në Shkodër dhe i fundit është stadiumi, të cilin kryebashkiakja duhet ta nxjerrë nga ai kotec ku e ka futur, duke iu referuar bizneseve dhe magazinave rreth tij për të cilin lindi edhe debati mes Ramës dhe Voltana Ademit gjatë inaugurimit të ‘Loro Boricit’.

“Çështje e maturantëve meriton vëmendjen e të gjithëve. Kam një vajze të vogël tani po në të ardhmen do të jetë maturante, kurrë nuk do t’i jepja celularin ën dorë që t’i shkruante Berishën për zgjidhjen e halleve. Berisha, Topalli dhe Duma dinë të thonë vetëm: Fajin e ka Edi Rama.

Sali Berisha gënjen, ai pa turp flet këtu për bizneset private, ai është klient i drejtpërdrejtë i tyre.

Duhet vetëm angazhim maksimal për cdo individ, ne nuk kemi luksin të gjykojmë asnjë nga ata që janë në hall, ne kemi detyrimin tu shërbejmë studentëve të marrin atë që u takon sipas meritës.

Berisha duhet ta citojë ambasadorin fjalë për fjalë. Lu tha se një prej banditëve të këtij vendi ka ushtruar trafik kriminal dhe që është arrestuar kohët e fundit?

Si ka mundësi që ky kryeministri anti krim vetëm këtë nuk e akuzoi por e përdori, prandaj Sali Berisha për herë të dytë për ato që ka thënë sot nuk meriton as të përmendet se është mashtrues.

Më vjen keq që në këtë vend që ky njeri nuk ka marrë përgjigje kurrë për angazhimin e tij për të përçarë Shqipërinë dhe shqiptarët në të majtë dhe të djathtë apo veriorë dhe jugorë.

Nuk e mohoj që Shkodra duhet të përfitojë fonde edhe më të mëdha por nuk mund të na dalë përpara Sali Berisha dhe të flasë për këtë në një kohë që nuk ka bërë asgjë për këtë qytet.

Qeveria nuk i ka dhënë Shkodrës një stadium. Qeveria i ka dhënë atij qyteti një ekonomi me atë stadium. Më vjen keq që kryetarja e Bashkisë së Shkodrës nuk e kupton kaq. Këtë që ne kemi bërë me Shkodrën kryebashkiakja e ka marrë dhe e ka futur në një kotec”tha ai.

Përsa i përket aktit normativ të buxhetit, Braçe tha se “Përtej asaj që dëgjuat sot këtu të ardhurat totale të buxhetit e shtetit janë realizuar jo vetëm mbi 100% por të ardhurat e doganave dhe tatimeve janë mbi vlerë.

Per 3 muajt e parë rritja ekonomike është 2,96%. Për herë të parë në 6,7 vitet e fundit rritja ekonomike nuk është barrë për buxhetin e shtetit.

Konsumi vijon të jetë në rritje i konfirmuar. Nuk po flas sot për papunësinë sepse është në ditët e veta instituti i statistikave për të dhënë shifrat, por të gjitha të dhënat tregojnë se papunësia është në ulje dhe punësimi në rritje”.

ma.me

Next Post
Shehu: Bashkia do të sigurojë tregje për prodhimet e Dibrës

Shehu: Bashkia do të sigurojë tregje për prodhimet e Dibrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In