Në reagimin e tij ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, kryetari socialist i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe tha se në legjislacionin e sotëm është e dënueshme me burg vepra penale e kontrabandës. Ai e akuzoi Berishën se është i vetmi që urren shqiptarët.
“Unë nuk di në ka shqiptar që mund t’i artikulojë këto që thua ti, por ti je unik që e bën këtë”, iu drejtua Braçe ish-kryeministrit Berisha.
“Në këtë pr/ligj bëhet fjalë për shkelje të rënda fiskale, por në asnjë rast nuk bëhet fjalë për biznesin e ligjshëm e të ndershëm dhe ata sipërmarrës që në mënyrë të ligjshme paguajnë taksa prej 25 vitesh në këtë vend. Ndërsa dënimi me burg për shkelje të rënda fiskale gjendet i vendosur nga ju në ligjin aktual. Këtë duhet t’u thoni shqiptarëve”, tha Braçe.
ATSH