Favoritja për të fituar trofeun nuk ka zhgënjyer, Amerika ka mposhtur Holandën në finalen e Kupës së Botës me rezultatin 2-0.
Pas një pjese të parë të dobët nga të dy skuadrat, amerikanet u zgjuan pas pushimit dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 61’ të takimit.
Pas një ndërhyrje “kung fu” brenda zonës nga një prej mbrojtësve të Holandës, arbitrja ka akorduar penallti pasi është konsultuar me VAR.
Ishte 34-vjeçarja Rapinoe që ka zhbllokuar rezultatin nga pika e bardhë, duke u kthyer në femrën më të vjetër që ka shënuar në një finale të botërorit.
Aq duhej për të hequr presionin mbi amerikanet dhe goli i dytë që vulosi fitoren erdhi tetë minuta më pas me Lavelle.
Amerika ka fituar trofeun më prestigjioz të futbollit të femrave, duke shënuar 26 gola dhe duke dominuar.