Ylli i Peruse, kundershtar i Frances ne Boterorin 2018, Paolo Guerrero, eshte pezulluar me nje vit nga komisioni i disiplines i FIFA-s pas nje “rezultati anormal” ne nje test anti-doping, eshte bere e ditur te premten.
Sulmuesi ka dale “pozitiv” me shenja kokaine, pas nje kontrolli te kryer ne nje ndeshje eliminatore per Boterorin 2018 ndaj Argjentines, me 5 tetorin e kaluar, theksoi FIFA.
Me kete pezullim, Guerrero (33 vjec) do te mungoje ne Boterorin -2018 ne Rusi (14 qershor-15 korrik).
Peruja nuk ka marre pjese ne nje faze finale te boterorit qe nga 1982. /b.d