• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bota që frymëzoi të ardhmen tonë ka vdekur

by Fatbardh Kadilli
05/01/2026 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatbardh Kadilli

Ndërhyrja amerikane në Venezuelë ndihej sa i përket qëllimeve, por nuk pritej sa i përket formës. Kjo ndërhyrje shokuese e grisi ambalazhin e vjetër të botës, rendin e pas luftës së dytë botërore. Edhe në atë rend qëllimet dhe interesat e fuqive ishin prezente, por të veshura me një mantel moral. Ky mantel ishte i domosdoshëm, pasi, të tmerruar nga dy luftra botërore në më pak se 30 vjetë, popujt perëndimor donin paqe me çdo çmim.

Dobësia e frikës nga luftrat u shndërua nga shoqëritë perëndimore në etikën e paqes. Kjo u materializua në mekanizma ndërkombëtar që, mbi këtë moral, normuan rendin botëror. Liria, demokracia dhe prosperiteti duheshin siguruar jo me luftë, po me paqe. Perëndimi u tkurr teritorialisht, por jo ekonomikisht. Kontrolli mbi tregjet ishte mekanizëm për të shmangur luftërat pa hequr dorë nga interesat. Pra, konukrenca e interesave thjeshtë u fsheh.

Kemi mbërritur në fund të kësaj epoke. Tregëtia e lirë, transferimi i punës, i kapitaleve dhe mallrave, si çdo rregullim i mëparshëm botëror, siguruan, edhe pse në mënyrë jo proporcionale, përfitime për të dy palët, si për të fuqishmit, ashtu edhe për të dobtit. Jo vetëm fuqitë e mëdha, por edhe vendet e varfëra u pasuruan falë këtij sistemi. Ekonomi të reja u bënë konkuruese dhe e shfrytëzuan sistemi po aq sa ata që e dizenjuan. Por, kjo botë nuk është më. Trump është njeriu simbol i ndryshimit që kishte ardhur, por askush nuk donte ta pranonte.

Kjo do të ndodhte edhe po të mos kishte fituar Trump, por aksioni dhe sjellja e tij politike i dhanë nxitimin e domosdoshëm ndryshimit. Bota, edhe pse nuk ka ende një sistem të ri rregullash të reja, po ecën me shpejtësi dhe vendosmëri drejt ndryshimit ende të panjohur.

Do të kemi një botë me filozofi, me qasje dhe me praktikë krejt tjetër sa i përket çështjeve të sigurisë, të energjisë, të teknologjisë, të financave dhe tregjeve.

Fuqitë e mëdha, SHBA, Kinën, Rusinë, BE-në, Indinë, Japoninë, etje do rireshtohen. Sigurisht ky ndryshim i sistemit global do ketë edhe ndikim në sistemet politike të shteteve.

Thënë të gjitha këto, bëhet e qartë se rasti i Venezuelës nuk është një ngjarje e shkëputur, as një çështje energjie, droge, sigurie, etj si këto. Nuk është as thjeshtë linjëzim i njërës hemisferë, asaj perëndimore. Është zilja e zgjimit për një botë të së nesërmes rregullat dhe zakonet e të cilës ende ne nuk i dimë. Fatkeqësisht për popujt e vegjël këto ndryshime tektonike janë fatalitete. Ndodh që marrin për mirë, e ndodh që marrin për keq. Ne shqiptarët nuk kemi as rol, por as kapacitet të ecim paralel apo në krahë të ndryshimit. Por, na duhet të zgjohemi. Na duhet të vëzhgojmë me alarm atë që ndodh. Nuk duhet të sillemi siç kemi bërë deri më sot. Nuk duhet të sillemi si tifozë dhe si bastexhinj të ndeshjeve të botërorit. Nuk ka asnjë kuptim të sherrosemi dhe të rrezikojmë interesat tona, kur as nuk jemi në lojë. Si popull i urritur për tu bërë pjesë e qytetërimit perëndimor, duhet të shohim me alarm çdo krisje, apo rivalitet mes Europës dhe SHBA-së, jo të zgjedhin për konsum të brendshëm njërën skuadër kundër tjetrës. Lëvizjet e deri sotme tregojnë se SHBA nuk janë më garantues të sigurisë për Evropën. Evropa duhet ta përballojë vetë sigurinë e saj, duke iu rikthyer industrisë së armatimeve, teknologjisë së lartë, forcimit të kapaciteteve ushtarake. Kjo do të thotë më pak para për shërbime dhe mbulim social. Po ashtu, SHBA nuk është më garant i zhvillimit ekonomik evropian. Balancimi i tarifave, dikur të favorshme për Evropën dhe të pafavorshme për amerikën i siguruan ekonomive evropiane tregje për prodhimet e tyre, në dëm të atyre amerikane, çfarë SHBA e kompensonte me mjete financiare dhe burime energjitike që kontrollonte. Tashmë Evropa do duhet të jetë kompetitive, në teknologji, burime energjie, në fuqi punëtore dhe dinamizëm financiar. Të dy këto komponentë paralajmërojnë një të ardhme të afërt plot pasigurt ekonomike për BE-në. Pos këtyre dy aspekteve, që mund të shihen shumë të drejta jo vetëm nga këndvështrim amerikan, ka dhe zhvillime të natyrës politike. Qasja e re, e mbrojtjes dhe avancimit të interesave kombëtare nëpërmjet projektimit të forcës është shoqëruar edhe me retorikë nacionaliste. Në dokumentin strategjik të SHBA inkurajohen qartazi partitë evropiane me filozofi nacionaliste. Për shumëkënd ky qendrim mund të duket se lidhet me orientimin politik dhe dallimet mes të majtës dhe të djathtës, apo mes establishmentit dhe forcave anti sistem. Jo. Në thelb ato inkurajojnë tharmin e një fryme që ve në pikëpyetje vetë ekzistencën e BE-së. Asgjë më shumë se nacionalizmi nuk e shkatëron projektin e BE-së. Me shtrëngim ekonomik dhe me përhapje të ideologjive nacionaliste, mbi BE-në fryjnë re të zeza. E sigurt që BE do të reagojë. Dikush duke iu rikthyer me dashuri ideologjike Manifestit të Ventotenes, për një Evropë socialiste, dikush si Gjermania, duke riprojektuar forcën si fuqi e dikurshme Europiane, dikush duke ndjekur rrjedhat me qasje pragmatike, dikush duke synuar shkëputjen dhe rikthimin tek sferat e influencës rajonale. Nuk marr përsipër as të analizoj dhe as të parashikoj se çdo të ndodhë. Nuk marr përsipër as të them se çfarë është më e mira të ndodhë. Por, di që ne jemi duke nxituar të kalojmë pragun e një BE-je që nuk është dhe nuk do të jetë ajo shtëpia e përbashkët që mendonim dhe njihmim. Mbase kur të vijë momenti që porta e BE-së të hapet, mund të mos ketë më BE fare.

Ky fërkim mes perëndimorëve dhe kjo paqartësi për zhvillimin e BE-së janë çështjet që duhet të na shqetësojnë. Janë çështje që duhet të na bëjmë të mendojmë pa pasion, pa ngurtësim politik dhe ideologjik. Pa inerci të verbër gjithashtu. Na duhet të jemi kreativ dhe elastik për tu përshtatur me ndryshimet dhe të shtrojmë që sot rrugët e aleancave të qendrushmë përball çdo skenari të mundshëm.

Por, perëndimi, SHBA dhe BE nuk kanë qenë vetëm aleatë. Ato kanë qenë dhe modeli i qeverisjes, sistemi politik që jemi përpjekur ta kopjojmë. Ndryshimet e tyre do të reflektohen edhe tek ne.

Urdhërimi i kohës për mendimin politik është: të ndërtojmë aleancat e qendrueshme dhe pragmatike për interesat tona kombëtare dhe njëherësh të përshtasim sistemin politik më efektiv për kapacitetet tona.

Next Post
Të gjithë sytë nga Venezuela, gjigantët e naftës gati për të shtënë në dorë rezervat më të mëdha të botës

Të gjithë sytë nga Venezuela, gjigantët e naftës gati për të shtënë në dorë rezervat më të mëdha të botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In