• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bota nuk do të jetë njësoj, pas inaugurimit të Donad Trump si president

by S M
17/01/2017 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erich Mcelroy*

Për disa do të pritet me frikë, për të tjerë me gëzim, por nuk ka asnjë dyshim se bota nuk do të jetë njësoj, pas inaugurimit të Donad J. Trumpit, si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo fushatë nuk ka qenë aspak normale. Atëherë, çfarë do të thotë kjo për Ditën e Inaugurimit? Çfarë duhet ë presim? Dhe përse vallë Buzzfeed ende nuk ka nxjerrë asgjë në lidhje me të?

Fatmirësisht, kam qenë me fat të marr një kopje të itinerarit të inaugurimit, që vë theksin në pjesët kryesore të kësaj dite historike. Buzzfeed nuk është e vetmja media që ka lidhje me agjentë të fshehtë të MI6-ës.

I gjithë aktiviteti do të jetë jotradicional, që nga fillimi.

Mbërritja

Trumpi do të mbërrijë me helikopter, dhe jo me një varg makinash. Helikopteri nuk do të ulet që ai të zbresë, do të fluturojë mbi ndërtesën e Kongresit, dhe Trumpi do të zbresë poshtë duke përdorur vetëm paruken e tij si parashutë.

Betimi

Presidenti i ri do të nisë ceremoninë duke u betuar mbi Bibël. Ai duhet të zgjedhë Biblën që përdor. Dhe kjo do të jetë botimi i parë i biblës së tij, “Arti i Marrëveshjes”.

Fjalimi

Pasi të bëjë betimin, Trumpi do të mbajë fjalimin e tij të parë para kombit, si president. Në rusisht. Normalisht fjalimi është shumë i gjatë, por ai i Donaldit do të mbahet në deklarata të cilat janë jo më shumë se 140 gërma secila.

Trumpi do të premtojë të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë Amerikën përsëri të madhe. Nëse nuk funksionon, ai do të bëjë atë që ka bërë me shumë sukses, në shumë prej bizneseve të tij të mëparshëm, dhe do të shpallë falimentimin. Presidenti Trump do të flasë se si ka në plan të ngrejë një mur, mes asaj që ai bën si president dhe bizneseve të tij. Muri do të jetë i lartë dhe fëmijët e tij do të drejtojnë Organizatën Trump nga ana tjetër e atij muri, në Zyrën Ovale. Ai premton ta ngrejë murin, sapo Meksika të paguajë për të.

Në fjalim, ai gjithashtu do të shpallë listën e tij të përditësuar, të aleatëve dhe armiqve të SHBA. Lista bazohet tek njerëzit që thonë gjëra të mira për Trumpin. Vendet e listës së keqe do të bombardohen e do të bëhen shkrumb e hi.

Për nder të bashkëshortes së tij Melania, gjysmë e dytë e fjalimit do të kopjohet nga një ish president: Richard Nixon.

Familja

E gjithë familja e Trumpit do t’i bashkohet atij për këtë ngjarje, fëmijët dhe Zonja e Parë. Por plani nuk është që Melania të jetë një Zonjë e Parë tipike në Shtëpinë e Bardhë. Në fakt, ajo as nuk do të jetë në Shtëpinë e Bardhë: do të qëndrojë në Nju Jork. Bija e Trumpit, Ivanka, do të kryejë detyrat që normalisht i kryen bashkëshortja e presidentit. Donaldi mezi po pret.

Festimet

Pas fjalimit fillon festa. Trumpi ka patur shumë vështirësi për të bindur njerëz të famshëm që të marrin pjesë në festime, edhe pse unë ende po pres një telefonatë. Jam i sigurtë që thjeshtë nuk e kanë numrin tim.

Zëdhënësi i tij ka thënë se sido që të jetë, ky inaugurim nuk ka nevojë për shumë njerëz të famshëm, sepse, si figura kryesore e emicionit “The Apprentice”, Trumpi është më i madhi i të gjithë atyre. Shumica e njerëzve në Shtëpinë e Bardhë do të shpresojnë për një ndezje të shpejtë.

Plani është për ta bërë të gjithë ceremoninë një aferë më sensuale. Gjë që ka kuptim, përderisa aferat janë një gjë në të cilën Donaldi ka shumë eksperiencë.

Kështu bëhet historia.

*Opinionist dhe komedian amerikan me banim në Britaninë e Madhe

The Independent – www.bota.al

Next Post
Kur Enca zbulon “pa dashje” gjoksin (VIDEO)

FOTOT që Enca nuk do që t'i shohë askush...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In