Bota në hall për kafe, po mbaron… Po tani?
Adhuruesit e kafes duhet të bëhen gati të paguajnë pak më shumë për vartësinë e tyre së shpejti.. Bloomberg shkruan që do të ketë një shtrëngesë vërtet të madhe për kafe, në vitet e ardhshme. Ka shumë arsye pse bishtajat e kafes janë të rrezikuara.
Një është që kafen po e pijnë më shumë njerëz sesa kurrë në botë, që do të thotë që do të duhet të prodhohen 40 deri në 50 milionë pako më shumë në dhjetë vitet e ardhshme për të plotësuar kërkesën. Shumica e kërkesës vjen nga Lina, ku rritja e klasës së mesme ka sjellë 13.8% rritje të shitjeve, siç raporton The Independent. Një arsye tjetër është ndryshimi i klimës, sepse rritja e temperaturës do të ndikojë fermat në të gjithë botën.
Lajmi është edhe më I keq për fansat e Starbucks dhe Illy-t, ngaqë kafeja arabike që përdorin ata është një nga më të rrezikuarat nga ndryshimi I klimës. Dhe e treta është që çmimet aktualisht janë shumë të ulëta, duke e bërë edhë më të vështirë t’I bindësh fermerët për ta kultivuar. Vitin e kaluar, bota pati një pakësim me 6.4 milion pako kafeje, por situata këtë vit nuk është aq keq, sepse sasia është kufizuar me vetëm 3.5 milionë çanta. Një grup me prodhuesit kryesorë të industrisë po takohet në Milano për të gjetur një zgjidhje për vazhdimin e prodhimit të kafes.
“Megjithatë do vijë një kohë, pas disa muajsh ose vitesh, që ne do të marrim një vendim të vështirë. Ne nuk e dimë nga do e marrim kafen”, ka thënë Andrea Illy, kreu i Illycafe SpA, shkruan Bloomberg. Ndërkohë, filloni të mësoheni me çajin.