• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bota më pak armë bërthamore, por me arsenal më të fuqishëm…

by A R
04/07/2017 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i armëve atomike në botë ka rënë, por megjithatë fuqitë atomike synojnë modernizimin e arsenalit aktual. Sipas Institutit SIPRI, asnjë fuqi atomike nuk do ta dorëzojë arsenalin bërthamor në një të ardhme të afërt.

Numri i armëve atomike është ulur vitin e kaluar – ndërkohë që investimet në modernizimin e arsenalit bërthamor janë rritur. Ky është konkluzioni i raportit të Institutit të Stokholmit për Studimet e Paqes, SIPRI i publikuar të hënën.

Në fillim të vitit 2017 nëntë shtete kanë pasur në zotërim 14,935 koka bërthamore, një rënie e dukshme krahasuar ne vitin e kaluar, kur kjo shifër ishte 15.395. Reduktimi i tyre lidhet me përpjekjet e SHBA dhe Rusisë që zotërojnë 93 për qind e arsenalit bërthamor botëror.

Megjithatë nëntë fuqitë botërore kanë zhvilluar sisteme të reja mbajtëse apo stacionimi, ose e kanë paralajmëruar një gjë të tillë. Nëntë shtetet atomike të botës: SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Koreja e Veriut.

“Megjithë përparimet e bëra në negociatat ndërkombëtare për ndalimin e armëve atomike të nëntë fuqitë botërore kanë programe modernizimi”, thotë studiuesi i SIPRI-t, Shannon Kile. “Kjo të le të kuptosh që asnjë nga këto shtete nuk do të jetë i gatshëm të dorëzojë arsenalin e armëve bërthamore në një të ardhme të afërt.”

Sidomos SHBA është e gatshme që nga viti 2017-2024 të shpenzojë 400 miliardë dollarë për të modernizuar armët bërthamore, sipas raportit të SIPRI.

Koreja e Veriut ka zhvilluar në vitin 2016 dy teste bërthamore, që shkaktuan reagime të shqetësuara në opinionin ndërkombëtar. Që atëherë vendi komunist ka zhvilluar disa teste me raketa ndërkontinentale. Sipas raportit të SIPRI-t, Phenjani nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të zhvilluar koka bërthamore kompakte që arrijnë të godasin edhe territorin amerikan. Por ekspertët janë të mendimit se Koreja e Veriut do mund të ishte në gjendje të zhvillonte “minikoka bërthamore” që të mund të transportonin raketa me rreze të shkurtër e të gjatë veprimi.

Në BE vetëm dy vende kanë armë bërthamore, Britania e Madhe dhe Franca. Në janar arsenali britanik përbëhej nga 215 koka bërthamore, nga të cilat 120 konsiderohen të afta për veprim. Franca zotëron 300 koka bërthamore. Si Britania e Madhe edhe Parisi kanë sinjalizuar se do të modernizojnë programet bërthamore.

Ndër vendet aziatike me një arsenal të fuqishëm llogaritet Kina me rreth 720 koka bërthamore. Pakistani renditet i dyti me rreth 140 koka dhe më pas India me 130 koka bërthamore. Sipas vlerësimit të SIPRI-t: “Kina ka filluar një program mondernizimi, i cili fokusohet tek cilësia e armëve atomike dhe jo zgjerimi i tyre.”

Ndërkohë edhe India e Pakistani bëjnë përpjekje për të zgjeruar fuqinë nukleare si në tokë ashtu edhe në det. Sipas raportit të SIPRI-t kjo mund të ketë pasoja të rrezikshme. “India dhe Pakistani po zgjerojnë kapacitetet prodhuese ushtarake për material atomik në një masë të tillë që në dekadën e ardhshme kjo mund të çojë në zgjerim të ndjeshëm të arsenalit të tyre bërthamor”, analizon raporti i Institutit për Studimet e Paqes me qendër në Stokholm. /DW/a.m.

Next Post
Michael Knigge: ‘Donald Trumpi është i neveritshëm, mesazhi i videos i rrezikshëm’

Michael Knigge: 'Donald Trumpi është i neveritshëm, mesazhi i videos i rrezikshëm'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festimet – Krijohet trafik i rënduar në aksin Milot–Lezhë/ Shkak lëvizjet e qytetarëve drejt vendeve malore (VIDEO)

Festimet – Krijohet trafik i rënduar në aksin Milot–Lezhë/ Shkak lëvizjet e qytetarëve drejt vendeve malore (VIDEO)

January 1, 2026
Debat i ashpër në shtëpinë e BBV, Kristi lag me birrë banorin e ri: Ke ardhur gjatë gjithë kohës duke mu fërkuar

Debat i ashpër në shtëpinë e BBV, Kristi lag me birrë banorin e ri: Ke ardhur gjatë gjithë kohës duke mu fërkuar

January 1, 2026
Valuta Lev largohet përfundimisht/ Bullgaria feston hyrjen historike në Eurozonë (FOTOT)

Valuta Lev largohet përfundimisht/ Bullgaria feston hyrjen historike në Eurozonë (FOTOT)

January 1, 2026
Ylli shqiptar e nis me gol vitin 2026 në Angli, Anis Mehmeti nuk ka të ndalur (VIDEO)

Ylli shqiptar e nis me gol vitin 2026 në Angli, Anis Mehmeti nuk ka të ndalur (VIDEO)

January 1, 2026
Tragjedia në resortin e skive/VIDEO – Shfaqet momenti i shpërthimit të zjarrit në lokal

Tragjedia në resortin e skive/VIDEO – Shfaqet momenti i shpërthimit të zjarrit në lokal

January 1, 2026
Festimet në Fier / Në spital paraqiten 25 të rinj të dehur, 3 persona të lënduar nga fishekzjarrët

Festimet në Fier / Në spital paraqiten 25 të rinj të dehur, 3 persona të lënduar nga fishekzjarrët

January 1, 2026
Sulmet gjatë natës së Vitit të Ri, Moska dhe Kievi akuza njëra-tjetrës/ Raportohet për 24 të vdekur në Kherson

Sulmet gjatë natës së Vitit të Ri, Moska dhe Kievi akuza njëra-tjetrës/ Raportohet për 24 të vdekur në Kherson

January 1, 2026
Festimet, Proda takim me punonjësit e Rrugores: Zero tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit

Festimet, Proda takim me punonjësit e Rrugores: Zero tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit

January 1, 2026
Lushnje, Benz-i me shpejtësi “skëterrë” merr para Volswagen-in. Pamje pas aksidentit

Lushnje, Benz-i me shpejtësi “skëterrë” merr para Volswagen-in. Pamje pas aksidentit

January 1, 2026
Spiropali uron homologun qipriot për Presidencën e BE: Shpresojmë për një proces zgjerimi gjithëpërfshirës! Begaj: Fokusi tek integrimi i..

Spiropali uron homologun qipriot për Presidencën e BE: Shpresojmë për një proces zgjerimi gjithëpërfshirës! Begaj: Fokusi tek integrimi i..

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com