• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bota mban sytë nga koronavirusi, teksa SHBA dhe Kina rritin shpenzimet ushtarake. Por ua kalon Gjermania

by Java News
27/04/2020 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bota po derdh gjithnjë e më shumë para për armatimin, raporton SIPRI. Në krye qëndrojnë si gjithmonë si SHBA apo Kina. Por asnjë vend tjetër nuk i ka rritur shpenzimet ushtarake aq shumë sa Gjermania vitin e kaluar.

Shifër gati rekord: 1917 miliardë dollarë amerikanë kanë dhënë shtetet botërore për vitin 2019 për armatimin. Kjo është shifra më e lartë nga viti 1988 raporton Instituti Ndërkombëtar i Stockholmit për Studimet e Paqes, SIPRI në raportin e tij aktual vjetor. Sipas institutit, kjo ka qenë rritja më e madhe vjetore për shpenzimet ushtarake nga viti 2010. Edhe Gjermania ka kontribuar këtu. Me afër 10% ky vend ka rritur mjaft shpenzimet ushtarake krahasuar me vitet e kaluara. Asnjë vend tjetër nuk ka shënuar një rritje të tillë krahasuar me 15 vendet me shpenzimet më të larta ushtarake.

Max Mutschler hulumton çështjet e armatimit në Qendrën për Transformimin Ndërkombëtar, Bonn International Center for Conversion (BICC), një nga institutet kryesore gjermane për studimet e paqes. Politologu në bisedë me Deutsche Wellen kujton debatin për objektivin 2% të shpenzimeve që ka vënë NATO. Aleanca vuri si synim para 10 vitesh që vendet anëtare duhet t‘i afrohen synimit që të shpenzojnë 2% të prodhimit të përgjithshëm bruto për mbrojtjen. „Që para ardhjes së administratës së Trumpit, Gjermania ndodhej nën presion të rriste shpenzimet ushtarake. Ky presion po jep efekte. Mëgjithatë duhet thënë, se shpenzimet janë ende larg objektivit 2%”, shpjegon Mutschler.

Rusia si kërcënim

Studiuesi i SIPRI-t, Diego Lopes da Silva, thotë se rritja e shpenzimeve ushtarake gjermane lidhet edhe me atë se „Rusia po perceptohet gjithnjë e më shumë si kërcënim”. Me shpenzime në vlerë 65,1 miliardë dollarë amerikanë, Rusia zë vendin e katërt në botë. 4% e prodhimit të përgjithshëm bruto shpenzohet për ushtrinë. Krahasuar me këtë Gjermania shpenzon vetëm 1,38%.

Për Lopes da Silva është e qartë, se qeveria e Berlinit me këtë vlerësim nuk është e vetme. Edhe shumë vende të tjera anëtare të NATO-s, e shikojnë këtë zhvillim me shqetësim. Këtë e tregon edhe raporti i SIPRI-t. Gjashtë nga 15 vendet që kanë dhënë më shumë për ushtrinë janë vendet anëtare të NATO-s. Krahas SHBA, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe renditen aty edhe Italia dhe Kanadaja. Nëse merren të gjitha këto vende së bashku, atëherë arrihet tek gati gjysma e shpenzimeve ushtarake në të gjithë botën.

Max Mutschler nga BICC ka një shpjegim për këtë. “Shpenzimet ushtarake orientohen nga skenarët më të këqinj”, thotë Mutschler. Në perceptimin e opinionit publik shpesh qëndrojnë konfliktet ekonomike mes shteteve në vend parësor. Në sfond megjithatë qëndron shpata e mprehur e konfliktit ushtarak. “Në rastin e situatës së tensionuar mes SHBA dhe Kinës ne nuk e dimë, nëse do të vijë puna tek një konflikt i armatosur. Por ushtritë e të dyja vendeve e planifikojnë një rast të tillë dhe janë shumë të suksesshme me punën e lobiistëve të tyre.”

Vërtet edhe për vitin 2019 shpenzimet ushtarake të të dyja superfuqive janë në krye të listës së SIPRI-t. Në vitin 2019 SHBA me 732 miliardë dollarë amerikane japin 38% të të gjitha shpenzimeve të armatimit në të gjithë botën. Në dy vitet e kaluara amerikanët kanë punësuar 16.000 forca të reja ushtarake. Nga ana tjetër SHBA është fokusuar në modernizimin e programit konvencional dhe atomik.

Edhe Kina i ka rrritur ndjeshëm shpenzimet ushtarake vitet e fundit dhe me 14% të shpenzimeve të përgjithshme në botë renditet pas SHBA. Krahasuar me vitin 2018, shpenzimet ushtarake të Kinës u rritën me 261 miliardë dollarë amerikanë. Krahas Kinës edhe një fuqi tjetër aziatike ka shtuar shpenzimet ushtarake. India. Në vitin 2019 India i rriti shpenzimet ushtarake me afër 7% në 71,1 miliardë dollar amerikanë.

Për studiuesin e SIPIR-ot, Siemon Wezeman rritja e shpenzimeve indiane ka arsye gjeopolitike. “Situata e tensionuar me vendet fqinje, Pakistanin dhe Kinën janë dy arsyet kryesore, pse qeveria e Indisë i ka rritur kaq shumë shpenzimet ushtarake.” India ka spostuar kështu Arabinë Saudite nga vendi i tretë në renditjen botërore për shpenzimet ushtarake. Vërtet që mbretëria saudite krahasuar me vendet e tjera në Lindjen e Afërt dha më shumë para për ushtrinë, në vitin 2019 61,9 miliardë dollarë, por krahasuar me vitin e kaluar shpenzimet ushtarake ranë me 16%. Krahasuar me “Big Player” shpenzimet ushtarake të vendeve të tjera nuk bien në sy. Vendet e Amerikës Jugore dhanë për shembull „vetëm” 53 miliardë dollarë amerikanë gjithsej, e më shumë se gjysmën e tyre e ka dhënë Brazili. /dw/

Next Post

Burri dhunon gruan në Kamzë për telekomandën, tjetri thyen 5 makina se s’gjen cigare në lagje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In