Humbje e madhe për botën e modës, ndahet nga jeta stilistja e cila ka lënë gjurmë të thella me veshjet e krijuara prej saj, të preferuara nga shumë ikona të botës së showbiz. Laura Biagiotti, e njohur si “zonja e modës” u nda nga jeta në moshën 73- vjeçare natën mes të enjtes dhe të premtes, pas komplikimeve shëndetësore të shfaqura dy ditë më parë.
Vajza e saj Lavinia publikoi një fotografi në Twitter ku shkruante, “Faleminderit për gjithçka! Përgjithmonë me ne”.
Stilistja italiane, dy vite më parë gjatë Milano Fashion Week festoi 50 vite karrierë.
E lindur në Romë në 4 gusht të vitit 1943, në vitet ‘70 ajo la gjurmë me krijimet e saj të stilit kukull dhe veshje kryesisht të bardha dhe të kuqe.
Ndaj saj janë dhënë shumë vlerësime, ku në vitin 1992 në New York u vlerësua si femra e vitit, një vit më vonë në Pekin fitoi trofeun ‘Marco Polo’ pasi çoi industrinë italiane të modës në Kinë.
Ndërkohë në Itali ka marrë çmime nga më të lartat, si ai i karrierës, ‘Luani i kristaltë’ etj.
Laura dhe e bija e saj Lavinia Biagiotti futën për herë të për sinergjinë mes modës dhe sportit. Në tetor të vitit 200 pjesa më e madhe e kampionëve të lojërave olimpike të Sidnei sfiduan për Laura Biagiotti, shkruan noa.al.
Biagiotti është stilistja e parë italiane e cila investoi në golf, ku në vitin 1991 inauguroi Marco Simone Golf, një prej kampeve më të bukura italiane në periferi të Romës./a.ç