• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bossi shqiptar zbulon investimin 180 mln euro në Shkup

by A R
23/10/2017 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi Balfin (në pronësi të miliarderit Samir Mane) njofton blerjen nëpërmjet kompanisë së krijuar rishtazi në Maqedoni, Skopje East Gate, të një sipërfaqeje prej 155,000 m2, të ndodhur rreth 1.5 km larg qendrës së Shkupit, në kryqëzimin e dy rrugëve kryesore, Aleksandri i Madh dhe Belasitsa.

Kompania planifikon të zhvillojë projektin e parë të zhvillimit të pasurive të patundshme sipas një koncepti multifunksional me mbi 250,000 m2 sipërfaqe ndërtimi bruto, që vlerësohet të jetë investimi më i madh privat i këtij lloji në Maqedoni.

Planet e zhvillimit përfshijnë një qendër të re tregtare prej 45,000 m2, një bllok rezidencial dhe një qendër zyrash. Investimi total i kompanisë është planifikuar të jetë reth 180 milionë euro në një periudhë prej 5-7 vjetësh, duke krijuar mijëra vende të reja pune. Kompania deklaron se qendra tregtare do të jetë ajo që do të ndërtohet dhe zhvillohet fillimisht, e më pas apartamentet dhe qendra e zyrave do të ndërtohen përgjatë 5 – 7 viteve të ardhshme. Grupi Balfin është aksioneri më i madh i Skopje East Gate Real Estate Development dhe ky projekt do të zhvillohet më tej në të ardhmen me pjesëmarrjen e investitorëve lokal dhe ndërkombëtarë.

Grupi Balfin ka zhvilluar me sukses Skopje City Mall, një qendër tregtare, e cila u shit vitin e kaluar një investitori të huaj, duke shënuar transaksionin më të madh imobiliar në tregun e kapitaleve në Maqedoni. Grupi Balfin është një ndër Grupet private më të mëdha investuese në rajon, portofoli i të cilit përfshin investime në qendrat tregtare, zhvillime të zonave rezidenciale dhe tregtare si dhe aktivitete të shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, Jumbo dhe dyqane Fashion.

Nisur nga suksesi i Skopje City Mall dhe dëshirës së madhe për të përhapur më shumë retailers në Maqedoni, hapja e një qendre të re tregtare u vlerësua si një mundësi investimi mjaft e leverdisshme, financimi i së cilës do të mbulohet nga ortaket e SEG në bashkëpunim me institucione financiare lokale dhe ndërkombëtare.

Qendra do të ndërtohet në 2 nivele me rreth 2500 vende parkimi nëntokësore. Vendndodhja dhe madhësia e qendrës së re paraqet baza solide, ku përveç markave ekzistuese në treg do të ketë edhe marka të reja ndërkombëtare. Së bashku me qendrën tregtare, zona e re me sipërfaqe ndërtimi prej 100 000 m2 për banesa të reja, është planifikuar të ndërtohet përgjatë 5 viteve të ardhshme./a.m.

Next Post
“Tahiri”/ Ndreu: Harmoni mes Prokurorisë, Bashës dhe Metës…

"Tahiri"/ Ndreu: Harmoni mes Prokurorisë, Bashës dhe Metës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In