Ai konsiderohej si bossi më i madh i mafias italiane, por periudha e artë e tij ka përfunduar prej kohësh. Tashmë duket se Toto Riina po kalon orët e fundit të jetës sipas asaj që shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa.
Bossi korleonez i’u nënshtrua dy operacioneve por gjendja e tij shëndetësore ka ardhur në përkeqësim. Ai tashmë ndodhet në gjendje koma dhe sipas atyre që raporton shtypi italian, ka mbetur fare pak shpresë për atë që njihet si ‘Capo dei Capi’ apo ‘bossi i bossëve’.
Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë dhe prokuroria kanë firmosur lejen që familjarët e tij të mund t’i qëndrojnë pranë në momentet e fundit të jetës./a.m.