• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bosi i ‘Adorions Palace’ vrau veten me armën ‘Glock” që u ekzekutua Fabiol Gaxhaj dhe u plagos Vis Martinaj në ish-Bllok

by Java News
29/09/2020 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vite nga masakra në ish-bllok policia dhe prokuroria ka aritur të gjejë pistoletën e krimit. Me armën tip “Glock”, Eugert Lazaj, bosi i kompleksit “Adorions Palace” rezulton të jetë vrarë me një plumb. Kjo pistoletë është përdorur në masakrën e 4 tetorit 2018, në lokalin “Monopol” në ish-bllok që administrohet nga Redi Popesku. “…arma që është gjetur në banesën e tij luksoze në Farkë, është një pistoletë tip “Glock…”-thonë burimet pranë policisë.

Pikërisht kjo armë, është kërkuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës, menjëherë pas masakrës, në lulishten rreth Piramidës dhe në Lanë, por nuk është arritur te gjendet. Në 2018 kontrolli është realizuar natën, dhe nga sa mësohet në këtë kontroll të terrenit, kanë asistuar nga afër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Për disa orë është realizuar kqyrja e gjithë terenit në zonën e Piramidës dhe një pjesën e dy skarpateve të lumit Lanë, me shpresën e gjetjes së armës, por pa rezultat. Sipas burimeve, arma që Marviol Bilo ka përdorur, i përket Redi Popeskut, të cilën ai e dispononte pa lejë, por pas ngjarjes e deklaroi të humbur. Me pistoletë e gjetur në banesën e Lazaj në datën 30 korrik 2020, mbeti i vrarë Fabiol Gaxhaj, dhe u plagos biznesmeni Ervis Martinaj dhe miku i tij, Elion Hato.

Por dy vite pas kësaj ngjarje, pistoleta çuditërisht është gjetur nga policia në banesën e bosit të komppleksit “Adorions Palace”, Eugert Lazaj. Ky i fundit në 30 korrik u konstatua nga familjarët i pajetë, në një nga dhomat e vilës së tij në Farkë, dhe shumë pranë trupit të Lazaj, policia gjeti dhe një pistoletë tip “Glock”. Sipas raportit mjeko-ligjor viktima, Lazaj kishte një vrimë hyrëse me puthitje në anën e djathtë të kokës dhe vrima e daljes në anën e majtë të kokës. Një tjetër dëmtim i lehtë pasqyrohet në gishtin e madh të dorës së djathtë, që besohet se mund të jetë shkaktuar nga mekanizmi lëvizës i shulit të armës, teksa ka kryer qitjen. Hetimet për këtë ngjarje që po drejtohen nga prokurori Etion Kapo, dhe oficerët e policisë së Tiranës, kanë zbuluar se arma që Lazaj ka përdorur për vetëvrasje, ishte pistoleta që është përdorur nga Marviol Bilo, në masakrën e ish-bllokut.

Nuk dihet se në çfarë rrethanash dhe është ende e paqartë se si kjo armë ka përfunduar në dorë të biznesmenit Lazaj. Aq e paqartë është dhe vetëvrasja e tij, brenda në vilën në Farkë. “Shqiptarja.com” mëson se një konkluzjon i tillë është arritur të nxiret nga konklujoni i ekspertizës balistike të pistoletës, e cila u konfirmua të ishte e njëjta. Për të qënë më të bindur, tashmë policia ka kërkuar një ekspertim të dytë, ku do riekspertohen gëzhojat e gjetura brenda ambjenteve të lokal “Monopol” me gëzhojën e gjetur në banesën e biznesmenit Eugert Lazaj.

I njëjti verifikim do të kryhet me predhat e qitura nga kjo armë. Tashmë dy vite pas kësaj ngjarje, prokuroria ka mbyllur hetimet, duke marë të pandehur biznesmenin Ervis Martinaj dhe mikun e tij, Elion Hato, për akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të ardhurash”, “Falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit” dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit”. Ndërkohë çështja hetimore ndaj ish-komandos Marviol Bilo, Ervin Matës dhe tre personave të tjerë vijon të jetë ende nën hetim, ku pritet që shumë shpejt ata të meren të pandehur dhe dërgohen në gjykatë nga prokuroria e Tiranës./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Rama i përgjigjet Bashës: Shkepët “Piramidën” për ta bërë Teatër. Pllakat i çuat për varre, apo për banjot e vilave?

Rama flet me shifra: Kemi humbur më pak vende pune në rajon! Sfidë raporti me pagën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

February 9, 2026
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

February 9, 2026
Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

February 9, 2026
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

February 9, 2026
Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

February 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

February 9, 2026
Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

February 9, 2026
Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

February 9, 2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In