• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Borxhi publik bie në nivelin e 68.42 % në raport me PBB

by A R
29/04/2017 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në tremujorin e parë të vitit në vazhdim është shënuar një ulje e konsiderueshme e raportit të borxhit publik me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Sipas statistikave më të fundit zyrtare të ministrisë së Financave, më 31 mars 2017 shifra e borxhit ishte sa 68.42 për qind e PBB-së, nga 71.01% që shënoi në fund të vitit të kaluar.

Në fakt, stoku i detyrimeve është rritur nominalisht. Shuma e përgjithshme e huave të marra në vite brenda e jashtë vendit, që duhet të shlyhen një ditë, është 1 trilion e 92 miliard e 274 milionë lekë, ose afro 8.1 miliardë euro.

Tre muaj më parë, stoku i borxhit publik llogaritej në 1 trilion e 66 miliardë e 566 milionë lekë, afërsisht sa 7.9 miliardë euro, sipas kursit zyrtar të këmbimeve të Bankës së Shqipërisë.

Ritmi i rritjes së borxheve ka qenë relativisht i shpejtë gjatë periudhës janar-mars 2017, me afro 2.1 milionë euro mesatarisht në ditë. Por rënia e shifrës në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ka ardhur si pasojë se prognoza për PBB-në gjatë këtij viti është për një nivel të konsiderueshëm rritjeje të ekonomisë.

Kështu, Financat e parashikojnë shifrën e PBB-së në nivelin 1 trilion e 596 miliardë lekë, nga 1 trilion e 501 miliardë, që ishte në fund të vitit të kaluar. Kjo bën që, pavarësisht nga trendi i rritjes së stokut të borxhit, raporti të rezultojë i përmirësuar.

Borxhi i brendshëm është rritur nga 561.1 miliardë lekë, në 572.5 miliardë lekë. Ndërkohë, borxhi i jashtëm është rritur gjithashtu, nga 504.6 miliardë, në 519 miliardë lekë.

Ndonëse ka tre vjet e gjysmë që ka ardhur në pushtet dhe ka mbajtur një nivel shumë të reduktuar shpenzimesh, me një rritje relativisht të mirë të ardhurash buxhetore, qeveria Rama vijon të ndjejë ende pasojat e zhytjes masive në borxhe për projektet e infrastrukturës nga qeveria e mëparshme.

Më se 330 milionë euro u morën hua vetëm nga FMN për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj privatëve. Kurse disa borxhe të qeverisjes së mëparshme tani kanë filluar të paguhen me këste.

Po kështu, barra “elektorale” është ndjerë në buxhet me rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe me shpenzime të tjera. Por arritja e niveleve të rritjes ekonomike pranë 4 përqindëshit i “rregullon” këto parametra.

Angazhimi i qeverisë është që të arrihet sa më shpejt një raport borxh publik/ PBB në nivelin 60 për qind, për të zbritur pastaj gradualisht në 40 për qind, që është një parametër pak më i vështirë për t’u arritur/Shqiptarja/a.m.

Next Post
Conte “flirton” dhe po mendon kthimin te klubet italiane

Conte “flirton” dhe po mendon kthimin te klubet italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In