• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Borxhi në rritje, shpenzimet për interesat në rënie

by A R
09/05/2016 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse stoku i borxhit publik që nga viti 2010 është rritur me rreth 300 miliardë lekë, duke shkuar nga 57.71 % e PBB në 72.21% të PBB-se, në fund të vitit të kaluar shpenzimet për interesat e borxhit kanë ardhur në rënie.
Një mjedis i ulët interesash si në ambientin e jashtëm dhe në atë të brendshëm ka çliruar buxhetin e shtetit nga pagesat e larta për shërbimin e borxhit. Në vitin 2010 ku interesat ishin në prag të trajektores së uljes, shpenzimet buxhetore për interesat e borxhit ishin 41,6 miliardë lekë ose 3.3 për qind e PBB-se. Por në fund të vitit të kaluar këto shpenzime ishin 38.6 miliardë lekë ose 2.6 për qind e PBB.

Politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë, me uljen e normës bazë të interesit me 14 herë që nga viti 2011 duke se ka ndikuar për mbarë në frenimin e shpenzimeve qeveritare se sa në çlirimin e kredisë për ekonominë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave mesatarja e interesave të borxhit të brendshëm nga 8.95 për qind që ishte në vitin 2009 në fund të vitit 2015 arriti në 5.01 për qind. Rënien më të madhe e ka patur interesi i bonove të thesarit.

Por teksa shpenzimet për shlyerjen e interesave të borxhit të brendshëm janë ulur, por borxhin e jashtëm ato kanë ardhur në rritje. Në fund të vitit 2015 u shlyen 11.2 miliardë lekë interesa për borxhin e jashtëm nga 8.2 miliardë lekë që ishin shlyer më 2014 –en. Në tremujorin e parë të 2016 janë shlyer 1.9 miliardë lekë interesa.

Që nga viti 2015 dhe përgjatë këtij viti vlerat neto ndërmjet borxhit të brendshëm dhe atij të jashtëm janë ngushtuar ndjeshëm. Në fund të tremujorit të parë të këtij viti borxhi i jashtëm shënoi 556 miliardë lekë, ndërsa borxhi i brendshëm 502 miliardë lekë.
Qeveria shqiptare vijon të këtë një ekspozim të lartë të detyrimeve ndaj operatorëve vendas, sidomos ndaj bankave tregtare në vend të cilat janë zotëruese pothuajse te të gjithë portofolit të borxhit të brendshëm.

Diversifikimi i portofolit të borxhit qeveritar edhe jashtë tregut vendas ndikon edhe në uljen e kostove të shërbimit të borxhit, pohojnë ekspertet.
Borxhi publik ka shënuar ulje në tremujorin e parë të vitit, duke rënë në nivelin 69% të PBB nga më shumë se 72.2 % që ishte në fund të vitit 2015. Kjo edhe për shkak se buxheti është planifikuar me deficit primar, ku shpenzimet për interesat e borxhit do të jenë më të larta se borxhi i ri. (monitor / a.r)

Next Post

Pas heqjes së mandatit, Kokëdhima u çon SMS socialistëve të jugut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In