• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Borxhi i qeverise ndaj biznesit dhe efektet ne ekonomi!

by
15/06/2015 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bardhi Sejdarasi/ Njësia e Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura, pranë ministrisë së Financave, duke përgënjeshtruar zërat se shlyerja e detyrimeve të prapambetura nuk ka dhënë efekt në ekonom, njofton se ndërmorri një proces anketimi me disa nga përfituesit kryesorë.

Nga anketimi i kryer, MF sqaron se rezultoi se ndikimet kryesore të këtij procesi tek këto biznese kanë qenë në këto drejtime:

• Me shlyerjen e detyrimeve një pjesë e bizneseve kanë mundur të shlyejnë detyrimet që ato kishin ndaj punonjësve të tyre (pagat) dhe firmave nënkontraktore, me të cilat kishin bashkëpunuar gjatë kryerjes së punimeve /ofrimit të shërbimeve. Gjithashtu, me sigurimin e likuiditetit të munguar, këto firma kanë mundur të shlyejne detyrimet ndaj të tretëve (furnitorë të ndryshëm).
• Një pjesë e fondeve të siguruara nga shlyerja e detyrimeve janë përdorur nga bizneset për të shlyer detyrimet fiskale që kishin ndaj administratës tatimore dhe doganore. Ky ishte dhe një kusht i domosdoshëm i përcaktuar në strategjinë përkatëse, në mënyrë që subjektet të përfitonin nga shlyerja e këtyre detyrimeve.
• Një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve janë përdorur nga bizneset për shlyerjen e kredive me bankat e nivelit të dytë. Në këtë kontekst vlen të theksohet se kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në parandalimin e rritjes së kredive të këqija dhe në një masë të caktuar në uljen e këtyre kredive.
• Deri në fund të vitit 2014, shuma totale e depozitave të rritura në bankat tregtare ishte 44 miliardë lekë, nga të cilat depozita të biznesit ishin 24 miliardë lekë më tepër se një vit më parë.
• Nga bizneset u vlerësua me nota pozitive fillimi dhe mbarëvajtja e këtij procesi duke ndikur në këtë mënyrë në rritjen e besueshmërisë së biznesit ndaj Qeverisë, e cila, nga ana e saj, ndikon në përmirësimin e partneritetit biznes-qeveri.
• Në fund të fundit, edhe sikur këto efekte të mos numëroheshin, në parim, që është thelbësor në mbarëvajtjen e shtetit dhe marrëdhënieve me tatimpaguesin, pagesa e borxhit të krijuar në periudhat e shkuara është detyrim për shtetin. Qeveria shleu detyrimet e veta.

Koncepti foshnjarak i bizneseve më të “shkathëta” që përfituan fonde

Nuk ka pasur asnjë shmangie nga strategjia e miratuar në Qeveri për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Ajo është respektuar në mënyrë rigoroze. Këtë konkluzion nuk e ofron vetëm Qeveria Shqiptare.
Për të siguruar korrektësinë dhe transparencën për publikun, procesi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura iu nënshtrua dy proceseve audituese nga shoqëri audituese ndërkombëtare. Më konkretisht:
• Në korrik 2014 filloi auditimi i procesit të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, i cili u realizua nga shoqëria audituese ndërkombëtare Ernst & Young, e kontraktuar direkt nga FMN dhe Komisioni Evropian. Në përfundim të procesit të mësipërm, kompania në fjalë certifikoi procesin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, duke dhënë komente pozitive mbi ecurinë që ka pasur ky proces, i cili është administruar në mënyrë korrekte dhe transparente nga ministria e Financave nëpërmjet Njësisë së Posaçme të Administrimit dhe Monitorimit të Detyrimeve të Prapambetura. Gjithashtu, shoqëria audituese në fjalë paraqiti disa rekomandime për t’u patur parasysh në fushën e menaxhimit të financave publike.
• Në muajin mars 2015, shoqëria audituese ndërkombëtare “BDO Albania shpk & BDO Croatia D.O.O.” u kontraktua për të kryer procesin e auditimit të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura për rimbursimin e TVSh-së. Në përfundim të auditimit, edhe kjo shoqëri konkludoi se procesi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura për rimbursimin e TVSH-së është kryer me korrektësi dhe në përputhje me strategjinë e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura dhe kërkesat e legjislacionit tatimor në fuqi. Rekomandimet e dhëna nga shoqëria audituese, kanë të bëjnë me masat që duhet të ndërmerren nga ministria e Financave për përmirësimin e mëtejshëm të procesit të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura për rimbursimin e TVSH-së.
Ministria e Financave, si dhe të gjitha institucionet që janë pjesë e zbatimit të strategjisë së shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, në bashkëpunim të vazhdueshëm me FMN dhe Bankën Botërore, janë të angazhuar dhe po marrin masat e nevojshme për reflektimin dhe zbatimin në mënyrë sa më të drejtë të rekomandimeve të dhëna nga shoqëritë audituese në fjalë.

Transparenca si një nga tiparet dalluese të këtij procesi

I gjithë procesi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura është karakterizuar nga transparenca me publikun, si atë të interesuar dhe përfitues direkt, ashtu dhe më gjerë. Për këtë arsye në faqen zyrtare të internetit on-line të ministrisë së Financave është hapur një rubrikë e veçantë dedikuar procesit të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura.
Që në fillim janë publikuar listat me detyrimet e prapambetura që rezultonin të kishin të gjitha institucionet buxhetore ndaj biznesit /individit, duke iu bërë thirrje të gjithë të interesuarve të kontrollonin pretendimet e tyre dhe në çdo rast mungese apo pasaktësie të vlerave të pasqyruara në këto tabela, të drejtoheshin pranë institucioneve përkatëse me të cilët kishin lidhur marrëdhënien kontraktuale.
Njësia e Posaçme e Administrimit dhe Monitorimit të Detyrimeve të Prapambetura në ministrinë e Financave ka qenë e hapur për të pritur dhe sqaruar çdo subjekt apo individ, duke i orientuar për rrugën që duhet të ndiqnin.
Në kuadër të transparencës me publikun e gjerë janë publikuar edhe të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë procesin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura.
Gjithashtu, nga Njësia e Posaçme e Administrimit dhe Monitorimit të Detyrimeve të Prapambetura është publikuar çdo javë informacioni i detajuar (në nivel institucioni, subjekti, fature, etj.) mbi alokimin e fondeve dhe mbi ecurinë e pagesave të detyrimeve të prapambetura për fondet e çelura.
Për sa më sipër vlen të theksohet fakti që lidhur me procesin e shlyerjes së pagesave nuk ka patur asnjë ankimim, si nga ana e institucioneve paguese, ashtu edhe nga subjektet apo individët përfitues.
Ministria e Finacave ka qenë dhe vazhdon të jetë e disponueshme për të shqyrtuar dhe vlerësuar çdo rast ankimimi që mund të paraqitet nga të gjithë aktorët përfshirës në këtë proces. Por nga të gjitha verifikimet në terren, kontaktet, kontrollet, auditimet, bisedat me përfitues dhe zbatues rezulton se procesi i pagesës së detyrimeve të prapambetura ka qenë një proces model për nga organizimi, konceptimi, zbatimi, transparenca dhe thellësia. Është ndoshta procesi i vetëm ku ministria e Financave nu ka marrë asnjë denoncim të vetëm për korrupsion ose presion për qëllim përfitimi nga zbatuesit. Kjo e vërtetë e madhe duhet theksuar dhe ritheksuar si meritë e qeverisë në njohjen e detyrimit, në zbatimin real të pagesës dhe në shlyerjen më transparente të mundshëm të zbatuar ndonjëherë.
Ministria e Financave është e hapur për vënien në dizpozicion të të dhënave dhe informacioneve që lidhen me procesin e shlyerjes së detyrimeve të prambetura, për të interesuarit që mund t’i përdorin ato për studime më të thelluara lidhur me ndikimin që ky proces solli në ekonominë shqiptare.

Next Post

E rrallë/ Dreri fluturon përmbi makinë ... (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate në ambientet e Kuvendit, Luan Baçi: Të lejohet raportimi i mediave…

Debate në ambientet e Kuvendit, Luan Baçi: Të lejohet raportimi i mediave…

December 23, 2025
Rusia godet Ukrainën pranë kufirit polak, Varshava reagon duke ngritur avionë luftarakë

Rusia godet Ukrainën pranë kufirit polak, Varshava reagon duke ngritur avionë luftarakë

December 23, 2025
Media britanike “Saga”: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026-n

Media britanike “Saga”: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026-n

December 23, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

December 23, 2025
FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, analisti: Fitoi Berisha, por jo opozita!

December 23, 2025
“Njerëzit më pyesin, pse del në krah të Berishës?”, Duka: Problem s’është e majta, por kleptokracia

“Njerëzit më pyesin, pse del në krah të Berishës?”, Duka: Problem s’është e majta, por kleptokracia

December 23, 2025
Zvërnec plazh, aty ku fjalët shqip janë kaq të rralla…

Big Brother Politics, edicioni i paraburgimit

December 23, 2025
Trump largon 30 diplomatë dhe përgatit terrenin për besnikët e tij

Trump largon 30 diplomatë dhe përgatit terrenin për besnikët e tij

December 23, 2025
Iu përkeqësua gjendja teksa ishte në banesë, detaje të reja nga vdekja e Shemit

Iu përkeqësua gjendja teksa ishte në banesë, detaje të reja nga vdekja e Shemit

December 23, 2025
Spiropali nderime te monumenti i Skënderbeut në Shkupin e vjetër: Simbol i qëndresës

Spiropali nderime te monumenti i Skënderbeut në Shkupin e vjetër: Simbol i qëndresës

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In