• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Borxhet/ Tjetër sekuestro për ARMO-n për llogari të Albpetrol e Doganës Fier

by A R
19/07/2016 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muaji korrik ka qenë shumë i zënë për përmbaruesit e ARMO, të cilët kanë nxituar të bllokojnë për të disatën herë aktivet e rafinerisë së falimentuar të naftës, apo ta çlirojnë atë nga disa urdhëra sekuestro.

Shoqëria TDR group ka regjistruar në QKR kërkesën për llogarisë të kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol për vënien në sekuestro konservative të disa pronave të Shoqërisë Armo, pasi kjo e fundit nuk i është përgjigjur thirrjes për ekzekutim vullnetar të detyrimit. Më herët, Albpetrol kishte bërë të ditur se borxhi që i ka ARMO ka arritur në 50 milionë euro. Kompania deklaroi në mars se pas vlerësimit, ARMO do të dalë në ankand dhe në rast se nuk arrin të shitet pas procedurave të përcaktuara me ligj, atëhere do t’i kalojë në pronësi Albpetrol.

Dogana e Fierit është një tjetër institucion shtetëror që ka kërkuar sekuestimin e aseteve të ARMO në fund të qershorit. Dogana ka vendosur për rekuperimin me forcë të borxhit doganor të Doganës Fier, çka ka bërë që përmbaruesja të kërkojë bllokimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të ARMO.

Dogana ka vendosur sekuestro konservative mbi një sërë pasurish të ARMO, ku vetëm sipërfaqja truall arrin në rreth 400 mijë m2 (rreth 40 ha), kryesisht truall mbi të cilin gjenden rezervuarë nafte, por edhe zyrat e administratës e objekte të tjera.

Në shkresë nuk jepen të dhëna se sa është ky borxh doganor. Nga ana tjetër, nëse ky borxh është i krijuar para dhjetorit 2010, atëhere ai ka shumë mundësi që të falet, nëse do të zbatohet plani i financave për një amnisti të re fiskale.

Bankat fillojnë tërheqjen

Në të kundër Banka Credins është tërhequr nga ekzekutimi me forcë i dy kredive bankare të pashlyer nga ARMO, përmes dy vendimeve për pezullimin e ekzekutimit të sekuestros konservatve, për një overdraft të papaguar të vitit 2015 dhe një kontratë linjë kredie të vitit 2013. Credins kishte kwrkuar sekuestro vetwm pak javw mw parw nw fillim tw muajit qershor.

Më herët Banka Raiffeisen, një tjetër nga kreditorët e ARMO ka tentuar të shesë disa pasuri të ARMO  (truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë) por të dy ankandet dështuan dhe kanë kaluar në pronësi të Raiffeisen.

Borxhet e ARMO

Në fund të tremujorit të parë të 2016, detyrimet e kompanisë ARMO në total kanë arritur në 595 milionë dollarë sipas burimeve në Ministrinë e Energjetikës, një shumë kjo që është gati sa 5% e prodhimit të brendshëm bruto të vendit.

Të njëjtat burime bëjnë dije se, nga totali i detyrimeve afërsisht 300 milionë dollarë janë kredi bankare dhe pjesa tjetër e borxheve ndahet ndërmjet Albpetrolit, tatim-taksave, të tretëve dhe punonjësve.

Punonjësit kanë filluar protestat për mosmarrjen e pagave prej muajsh.

Në gusht të 2013-s, Heany Assets Corporation bleu aksionet e Anika Merkuria Associated Oil, e cila zotëronte 85% të aksioneve të ARMO sh.a. Në datën e blerjes, Heany Assets Corporation njohu detyrimet e shoqërisë, të cilat arrinin në 243.5 milionë dollarë. ARMO, gjatë vitit 2014, përfitoi të ardhura, si qiradhënëse e dy rafinerive, si pronare e tyre.

Mirëpo, detyrimet e kompanisë janë shtuar në mënyrë galopante dy vitet fundit duke shkuar në gati 600 milionë dollarë. ARMO është ndërkohë kreditori më i madh i keq në vend, në listën e 35 kompanive që kanë 60% të huave me probleme në vend. Kredia ndaj bankave në Shqipëri vlerësohet në rreth 50 milionë euro./Monitor/a.m.

monitor_armo

Next Post

Rebelët sirian bastisin zyrat qëndrore të ISIS në Manbij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In