• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Borxhet e Flamurtarit, Gjika publikon kontratat që bëjnë përgjegjës Idrizin (FOTO)

by Java News
15/11/2016 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpëtim Gjika, ish-kryetar i Bashkisë së Vlorës dhe ish-president i klubit të Flamurtarit, ka publikuar në Facebook dy kontrata, atë të marrjes në administrim të klubit nga ana e Shpëtim Idrizit, si përfaqësues i kompanisë turke TRT, dhe të futbollistit Polizoi Arbri.
Flamurtarit i janë hequr gjashtë pikë dhe rrezikon rënien nga kategoria për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve ndaj Arbrit dhe lojtarëve të tjerë, për kontratat e të cilëve Gjika shkruan se janë njësoj si ato të Arbrit. Administratori Idrizi thotë se nuk i njeh borxhet e kohës së Gjikës, por datat tregojnë se kontrata me Arbrin (edhe me lojtarët e tjerë sipas Gjikës) është nënshkruar pasi Flamurtari kaloi nën administrimin e kompanisë turke, përfaqësuar nga Idrizi.
Shpjegimi i Gjikës:
Te dashur miq dhe dashamires te Flamurtarit!
Duke qene se ekipi yne, simbol dhe aset i qytetit te Vlores po perpelitet ne agoni, (per fat te keq te pa shprese per sa kohe “derdellit e birbilos” z.Idrizi), nisur dhe nga “informacionet” e tij, te percjella nga Turqia e larget, per momentin do deshiroja te sqaroja dhe te beja publike me fakte, dokumentat ne fotot me poshte!
Dokumenta zyrtare, me firme dhe me vule institucionesh legjitime shqiptare, te cilat, per kedo qe ende ka ndonje fije besimi te ato cka “derdellit e birbilos” z.Idrizi, hedhin drite dhe qartesojne gjithcka!
Se pari, kontrata e Arbrit qe po publikoj, (identike me te jane dhe kontratat e Sakajt dhe Veliut), datojne 15 gusht 2014!
Vendimi i Keshillit Bashkiak te Vlores, vendim te cilin e shihni ne foto, daton me 31 korrik 2014!
Vendim, i cili e ben z.Idrizi, de facto dhe de jure, administrator te klubit te futbollit Flamurtari!
Pra keto kontrata jane hartuar, jane firmosur, jane noterizuar dhe me pas jane depozituar ne institucionet kompetente, 15 dite pasi z.Idrizi mori ne administrim klubin Flamurtari!
Tani me thoni te dashur miq te mi dhe te Flamurtarit:
A mund te vazhdoje “te derdellit e birbilos”, madje me troc, a mund te vazhdoje te mashtroje akoma ky njeri?!
d.i.
flamurtari1
flamurtari2

Next Post
Dita e njeriut më të pushtetshëm në planet

Udhëtimi i fundit në Europë, ndalesa e parë e Obamës në Athinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In