Emisioni “Opinion” në Tv Klan është fokusuar mbrëmjen e sotme në pagat dhe pasuritë e deklaruara të funksionarëve të lartë të shtetit.
Sipas të dhënave të marra nga “Open Data”, pasuria e deklaruar e Kryeministrit Rama është si më poshtë:
Në deklaratën e vitit 2013, Kryeministri Edi Rama zotëronte një apartament parafabrikat të fituar nga privatizimi, si dhe një studio artistike të trashëguar nga i ati.
Asokohe, me të ardhura dhe me pasuri më të konsiderueshme, figuronte bashkëshortja e tij, Linda Rama, e cila përveç apartamentit me garazh dhe verandë në kryeqytet, ishte pronare e më shumë se 4 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Surrelit. Zonja Rama posedonte atëherë 6 milionë Lekë në llogari bankare dhe 70 mijë Euro, të cilat i kishte dhënë hua pa interes.
Ndërkohë, Kryeministri Rama llogariste më pak se 1 milionë Lekë kursime personale dhe një llogari bankare prej 2 milionë Lekësh, të deklaruara si të ardhura të fituara nga shitja e librit “Kurbani”. Por, ndërsa figuronte pronar me 50 për qind të një shtëpie banimi në Surrel me vlerë ndërtimi rreth 40 milionë Lekë të reja, kryeministri rezultonte të kishte edhe një borxh prej 12 milionë Lekësh kundrejt subjektit ndërtues së shtëpisë së tij, si dhe një kredi bankare me vlerë 80 mijë Euro.
E ndërsa llogaritë dhe pronat e çiftit Rama gjatë këtyre viteve kanë lëvizur me shtesa dhe me shpenzime, përmes një llogaritje të përafërt, bazuar në atë që çifti ka deklaruar në ILDKPI, rezulton se ata janë pronarë në përkatësisht 50 për qind të shtëpisë në Surrel.
Në deklaratën e vitit 2020, bashkëshortja e Ramës deklaron plus, minus më shumë se 7 milionë Lekë të reja të ardhura personale dhe të ardhura nga shitje e punëve artistike të bashkëshortit në gjendjen e llogarisë bankare.
Ndërsa, djali Gregor Rama, deklaron 71 mijë Lekë të reja shtesë në llogarinë bankare dhe gjithashtu 18 mijë Euro të fondit të investimit.
/a.r
lol! Wright