• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Borxh i lartë pas ndihmave për Ukrainën, qeveria amerikane rrezikon të mbyllet sërish

by A R
10/11/2023 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria amerikane rrezikon që të mbyllet sërish. Kongresi që të shmangë një mbyllje të mundshme duhet të miratojë një projekt-ligj për ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe financimin e masave shtesë të sigurisë në kufirin ndërmjet SHBA-ve dhe Meksikës para 17 Nëntorit.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve po përpiqen të kalojnë një listë të plotë prej 12 projektligjesh për vitin fiskal 2024, e cila filloi më 1 Tetor. Pasi të miratohen, të dy dhomat do të duhet të bien dakord përpara se t’ia dërgojnë Presidentit Joe Biden për nënshkrimin e ligjit. Por zyrtarë të administratës së Presidentit Biden kanë paralajmëruar ligjvënësit amerikanë se dështimi për të miratuar kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për t’i dhënë Ukrainës ndihma në vlerë prej 61.4 miliardë dollarësh, mund të çojë në fitoren e presidentit rus Vladimir Putin brenda javës.

Disa ligjvënës republikanë janë shprehur kundër ndihmave shtesë për Ukrainën, ndërkohë që borxhi i Shteteve të Bashkuara mbetet i lartë dhe në një kohë kur fondet mund të përdorën për nevoja të brendshme.

“Duhet të vazhdojmë të investojmë në zgjerimin e industrisë së mbrojtjes të Amerikës, për të zëvendësuar armatimet që i kemi dërguar Ukrainës me armatime të reja, si dhe për të plotësuar nevojat tona dhe për të shtuar prodhimin e armatimeve që iu duhen partnerëve tanë Izraelit, Tajvanit dhe aleatëve në rajonin e Indo-Paqësorit,” ka deklaruar udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell.

Sipas analistëve administrata e Presidentit Biden ka bërë të ditur se nëse ndihma për Ukrainën në luftën kundër Rusisë duhet të menjëhershme dhe nëse nuk arrihet kompromisi, i vetmi që do të fitojë do të jetë Putin dhe Ukraina do të bjerë brenda javës.

Miliona punonjës federalë mund të përballen me pagesa të vonuara kur qeveria mbyllet, duke përfshirë shumë nga afërsisht 2 milionë personel ushtarak dhe më shumë se 2 milionë punëtorë civilë në të gjithë vendin. Disa zyra federale gjithashtu do të duhet të mbyllen dhe nënkupton shkurtimin e disa programeve, disa fonde që do të përdoreshin për përmirësimin e rrugëve, urave dhe aeroporteve.  Mbyllja më e gjatë e qeverisë ndodhi midis 2018 dhe 2019 kur presidenti i atëhershëm Trump dhe demokratët e Kongresit hynë në një ngërç mbi kërkesën e tij për  financim për një mur kufitar. Ndërprerja zgjati 35 ditë, gjatë sezonit të festave, por ishte gjithashtu vetëm një mbyllje e pjesshme e qeverisë.

/a.r

Next Post
Aksident në Bypass-in e Rrugës së Arbrit, shoferi braktis automjetin

Aksident në Bypass-in e Rrugës së Arbrit, shoferi braktis automjetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In