• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Borxh 13 mijë euro ndërtuesve, biznesmeni: Momentet e tmerrit kur më morën peng

by Java News
17/04/2018 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nuk pagoi dot 13 mijë eurot e mbetura të apartamentit të tij, vëllezërit ndërtues e marrin peng disa orë në makinë, duke e kërcënuar për kthimin e shumës së parave.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës në zonën e Plazhit. Sipas Policisë, dy vëllezërit me iniciale J.N. dhe Xh.N., banues në Durrës, rrëmbyen shtetasin K.P., sipërmarrës në fushën e ndërtimit, (merrej me instalime elektrike dhe hidraulike). Ata e kanë mbajtur të izoluar për disa orë dhe e kanë rrahur barbarisht 33- vjeçarin, ndërsa e kanë lënë të lirë kur kanë pikasur ndjekjen nga Policia.

Mësohet se vëllezërit kanë bashkëpunuar edhe me shtetasin Gj. Qirici nga Tirana. Sipas burimeve nga Policia, vëllezërit përdorën makinën “Audi” të shokut të tyre, për të kryer rrëmbimin e 33-vjeçarit, me origjinë nga Berati dhe më banim në Durrës. Policia u vu në dijeni nga një banor i zonës, i cili kishte parë ngjarjen dhe kishte mbajtur mend targën e makinës. Duket kur agresorët kanë ndjerë Policinë, e kanë lënë të lirë te Ura e Dajlanit.

Në drejtimin e makinës ndodhej Gj. Qirici, ndërkohë që dy vëllezërit janë larguar me shpejtësi në këmbë. Mësohet se ai është rrëmbyer në afërsi të Rrotës së Kuqe në lagjen Nr.13 të qytetit bregdetar dhe pasi e kanë kërcënuar dhe rrahur e kanë hedhur poshtë Urës së Dajlanit.

I tronditur, 33-vjeçari i është drejtuar Policisë për mbrojtje, duke treguar me detaje konfliktin dhe atë që i kishte ndodhur pasditen e së dielës gjatë rrëmbimit. Sipas tij, bëhet fjalë për një borxh të pakthyer.

“Bëhet fjalë për rreth 13 mijë euro që iu kam borxh. Kam marrë një apartament nga vëllezërit dhe nuk u kam shlyer një pjesë të shumës që përkthehet në 13 mijë euro. Pjesën tjetër të parave kishim rënë dakord të shlyheshin në formë kliringu, pasi unë iu kam kryer punime hidraulike dhe elektrike në pallatin që ata kanë ndërtuar në plazh. Ka disa kohë që m’i kërkojnë me këmbëngulje dhe më kërcënojnë vazhdimisht. Unë s’i kam ato para për t’ua kthyer dhe nuk kam mundësi momentalisht t’ua kthej borxhin. U kam kërkuar të më presin edhe disa kohë, pasi s’kam t’ua jap. Ata jetojnë më shumë jashtë shtetit dhe kur ktheheshin më kërcënonin vazhdimisht se do të më vrisnin, nëse nuk u ktheja paratë. Ata më morën forcërisht dhe më futen në makinë. Më kërcënuan dhe më rrahën brutalisht dhe më pas më hodhën tek Ura e Dajlanit. Dua mbrojtje nga Policia, pasi ndihem i kërcënuar me jetë”, ka deklaruar 33-vjeçari.

Burimi : http://www.panorama.com.al/merret-peng-nga-ndertuesit-per-borxhin-13-mije-euro-biznesmeni-ne-polici-tregon-momentet-e-tmerrit/

ma.me

Next Post
Ju dhemb koka nëse nuk pini kafe në mëngjes? Shkencëtarët zbulojnë arsyen

Studimi/ Kafja ul rrezikun për sulm në zemër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In