Bersant Celina, mesfushori sulmues i Kosovës, është vënë në shënjestër nga Borussia Dortmund. 20-vjeçari është lojtar i Manchester City, por aktualisht është huazuar te Twente në Holandë.
The Sun shkruan se Pep Guardiola e ka në planet e tij afatgjata djaloshin kosovar, megjithatë klubi ka shumë të rinj dhe një ofertë e kënaqshme nga Dormund mund të sillte largimin, aq më tepër që City është i interesuar për lojtarë të tjerë nga klubi gjerman, pasi mori Ilkay Gundogan.
d.i.