• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Borrell: Turqia dhe BE-ja ndajnë interesa të përbashkëta

by Ardit Rada
04/12/2020 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell deklaroi se Turqia dhe BE-ja ndajnë interesa të përbashkëta.

Borrell pasi mori pjesë nëpërmjet videokonferencës në Forumin e Dialogut të Mesdheut (MED) i cili këtë vit zhvillohet për të gjashtën herë nga Ministria e Jashtme e Italisë dhe Institutit Ndërkombëtar për Punime Politike (ISPI) foli edhe për marrëdhëniet me Turqinë.

Në pyetjen se cilat janë pikëpamjet e tij për këtë çështje, Borrell tha se “kjo është një prej çështjeve më të vështira të cilën ne duhet ta zgjidhim. Në takimin e fundit të Këshillit të Europës (samiti i liderëve më 1 tetor) u vendos për hyrje në një agjendë pozitive me palën turke në muajt e ardhshëm dhe të vlerësoheshin zhvillimet nëse do të vërehej apo jo një qasje më pozitive”.

“Por, në këto muaj nuk mund të thuhet se kemi vërejtur shumë sinjale pozitive nga Turqia. Nuk ka përparim kryesisht në çështjen e Qipros, për çështjen e shpimeve dhe në bisedimet turko-greke. Në samit duhet të arrijmë në një vendim në kuadër të këtyre zhvillimeve”, theksoi Borrel.

“Unë mendoj se Turqia dhe BE-ja ndajnë interesa të përbashkëta, veçanërisht në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Turqia qëndron dhe do të qëndrojë aty. Ka synime rajonale. Duhet të kuptojmë se Turqia strehon 3,5 milionë sirianë. Duhet të interesohemi dhe t’i ndihmojmë ata. Duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Këto ndihma nuk janë për qeverinë turke, por për refugjatët sirianë”, tha shefi i diplomacisë evropiane.

Më tej Borrell tha se duhet të punohet së bashku në mënyrën më të mirë për çështje të tilla si mosmarrëveshja e ujërave territoriale, për respektimin e ujërave territoriale të Greqisë dhe pjesës së Qipros greke si dhe ndarja në mënyrë të barabartë e të ardhurave nga burimet natyrale.

“Në të vërtetë edhe Turqia dëshiron ndarjen në mënyrë të drejtë të të ardhurave nga burimet natyrale”, theksoi Borrel i cili shtoi se këtë ia ka shprehur edhe ministrit të Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.

Lidhur me situatën aktuale përpara Samitit të Liderëve të BE-së javën e ardhshme, Borrell shtoi se aktualisht nuk ka ndonjë situatë pozitive.

“Tani ka ardhur koha që të shohim nëse do të krijohet një partneritet dhe fqinjësi më e mirë. Nëse kjo nuk do jetë e mundur Këshilli i Europës duhet të marrë një vendim. Duhet të jetë vendim i përbashkët i të gjithë anëtarëve. Regjimi i sanksioneve të BE-së kërkon miratimin e të gjithë anëtarëve. Rezultatin e samitit (10-11 dhjetor) nuk mund ta di që nga tani. Unë përgatis vetëm alternativat”, theksoi Borrel./a.p

Next Post
Kryeministri Hoti s’mban mëri ndaj Vjosa Osmanit edhe pas përjashtimit nga LDK-ja: Kushtetuta na kërkon të komunikojmë

Kryeministri Hoti s’mban mëri ndaj Vjosa Osmanit edhe pas përjashtimit nga LDK-ja: Kushtetuta na kërkon të komunikojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In