• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Borrell: Duam hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë këtë vit

by Java News
15/11/2021 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell ka përforcuar mesazhin lidhur me pritshmërinë e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave zyrtare të anëtarêsimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para fundit të këtij viti.

“Ne zhvilluam një diskutim të gjatë mbi Ballkanin Perëndimor përtej politikës së zgjerimit. Bëhet fjalë për forcimin e aksioneve politike të Bashkimit Europian në rajon dhe përfshirjen e partnerëve tanë në rajon në politikën tonë tê jashtme të BE-së. Ne dëshirojmë të shohim  mbajtjen e konferencën së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur, me shpresë gjatë kësaj presidence të Bashkimit Europian, para fundit të vitit. Nêse ne nuk do ta bëjmë këtë, kjo do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e rajonit  të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian” ka deklaruar Josep Borrell.

Lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd, shefi i diplomacisë europiane êshtë shprehur “Ne presim që Kosova dhe Serbia të respektojnë tërësisht të gjitha marrëveshjet e mëparëshme dhe të angazhohen në mënyrê kontruktive për të bërë progres të shpejtë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve gjithpërfshirjes midis dy vendeve. Ne presim të zhvillojmë një takim të nivelit të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit para fundit të vitit. Së paku, ky është synimi im në ftesën drejtuar dy liderëve” .

Borrell është ndalur më tej te Kriza në Bosnjë-Hercegovinë, si një  nga pikat e rëndêsishme të agjendës së takimit të ministrave tê jashtëm. “Situata në Bosnjë-Hercegovinë është shumë serioze dhe ne jemi shumë të shqetësuar, pasi në vend që konteksti zgjedhor të përdoret për të avancuar në reforma të rëndësishme, disa liderë politikë zgjedhin që të adoptojnë retorikën përçarëse, ndarëse dhe bllokuese. Ne e ripërsërisim angazhimin tonë për një perspektivë europiane të Bosnjë-Hercegovinës si një vend i vetëm, i bashkuar dhe sovran” ka theksuar Borrell. Ai ështê shprehur, se liderët duhet të rimarrin dialogun, të kthehen në institucionet shtetërore dhe të rifillojnë punën në reforma kyçe./m.j

Next Post
“Toka dyshemeja e shtëpisë”/ Aksion pastrimi në të gjithë vendin, Rama publikon foto nga Durrësi, Saranda dhe Fieri

"Toka dyshemeja e shtëpisë"/ Aksion pastrimi në të gjithë vendin, Rama publikon foto nga Durrësi, Saranda dhe Fieri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In