• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Borissov para PE-së: E patë, një plumb në Kosovë dhe situata në Ballkan ndryshon radikalisht

by Java News
17/01/2018 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, sot ka paralajmëruar Bashkimin Evropian mbi nevojën për t’i ofruar perspektivë të pranimit shteteve të Ballkanit Perëndimor pasi kësisoj, sipas tij, do të ruhet siguria në rajon, nga ku varet edhe siguria e Evropës.

Në adresimin e tij para Parlamentit Evropian, si kryesues i Presidencës së BE-së në këtë gjashtëmujor, Borissov ka përmendur edhe vrasjen djeshme të liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës.Si pasojë e kësaj vrasjeje, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ndërpreu dialogun që pritej të riniste në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë i sponsoruar nga BE e që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“E keni parë se çfarë ndodhi dje. Një plumb dhe situata ndryshon në mënyrë radikale”, ka theksuar Borissov, raporton Koha.net.Kryeministri bullgar, që e njeh mirë Ballkanin, i bëri thirrje BE-së që të “tregojë me sinqeritet” nëse vendet që aspirojnë anëtarësimin në bllok të mund të shpresojnë në të dhe, nëse po, çfarë duhet të bëjnë për të kompletuar këtë proces.

“Nëse nuk e dërgon këtë mesazh të qartë, BE rrezikon të përballet me një fluks të gjerë të luftëtarëve të huaj në Ballkan dhe radikalizim të besimit islam në rajon. Po ashtu lë hapësirë edhe për vendet tjera, siç janë Arabia Saudite, Rusia e Kina të përfitojnë nga ky rast dhe të forcojnë ndikimin e tyre”, shtoi ai.

“Nëse nuk u ndihmojmë atyre, vende tjera do t’u dalin në ndihmë. Është koha e duhur për të thënë se perspektiva evropiane është e hapur”, deklaroi Borissov.
Deputetët e Parlamentit Evropian mirëpritën qëllimin e Presidencës bullgare për t’u koncentruar në perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për të ardhmen e të rinjve në Evropë. (b.an)

Next Post
Goditet banda shqiptare e grabitësve serialë

EMRAT/ Prangosen 4 grabitës shqiptarë në Itali, tentuan të qëllojnë policin me kaçavidë e të çajnë rrethimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In