Si e gjeti veten Boris Johnson duke drejtuar makinën i dehur në një rrugë fshati në Holandë?
Kjo ishte edhe pyetja e policisë holandeze që arrestoi një person që kishte goditur një shtyllë dritash pranë Groningenit.
Mbi të u gjet një diplomë false ukrainase në emër të ish-kryeministrit britanik, me datëlindjen e saktë dhe foton e tij. Megjithatë, ai u lëshua në 2019 dhe supozohej të skadonte… në 3000.
Autori 35-vjeçar i ngjarjes nuk ka mundur të thotë se kush është, ndërsa ka refuzuar të bëjë testin e alkoolit. Policia e arrestoi dhe në kontroll i gjeti patentën.
“Fatkeqësisht për të, ne nuk e kemi ‘përtypur’ falsifikimin e tij”, shkruan policia në Instagram. Licenca e rreme duket se vjen nga Ukraina, ku çdokush mund t’i blejë ato në dyqanet turistike./m.j