• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Borë dhe ngrica, MM: Ja akset e bllokuara dhe ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

by Java News
28/02/2018 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e dëborës vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Ministria e Mbrojtes ka marrë masa për motin e acartë me të cilin po përballet Shqipëria. Më poshtë kemi të dhëna për të gjitha akset e bllokuara dhe situatën aktuale me të cilën po përballemi.
Ministria e Mbrojtjes na informon së të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, në disa akse rrugore kalimi është i mundur edhe pa zinxhirë, probleme ka vetëm në fshatrat malore. Në këto zona furnizimi me energji elektrike është bërë me ndërpreje.

Situata e plotë sipas Ministrisë së Mbrojtjes
Bashkia Shkodër
Aksi rrugor Shkodër-Theth është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore.
Aksi rrugor Shkodër-Breg Lumi është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Mali Shoshit dhe trashësia e dëborës ka arritur rreth 80 cm.
Aksi rrugor Shkodër-Velipojë është i kalueshëm me vështirësi në vendin e quajtur Qafë Shtiqen pasi ka prezencë të akullit dhe dëborës.
Në Theth trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 cm.
Në Breg Lumi trashësia e dëborës ka arritur mbi 20 cm.
Në Njësitë Administrative Pult dhe Shosh nuk ka energji elektrike, sepse janë këputur telat, si rezultat i erërave të forta.
Në shkollat e Njësive Administrative Pult, Shosh, Shalë, është ndërprerë proçesi mësimor.

Bashkia Malësi e Madhe
Aksi rrugor Hani Hotit – Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë.

Bashkia Vau Dejës
Njësia Administrative Bashkia Vau Dejës (qendër), trashësia e dëborës ka arritur rreth 10 cm.
Njësia Administrative Hajmel, trashësia e dëborës ka arritur rreth 10 cm.
Njësia Administrative Vig Mnelë, trashësia e dëborës ka arritur rreth 10-15 cm.
Njësia Administrative Temal, trashësia e dëborës ka arritur rreth 60-70 cm.
Njësia Administrative Shllak, trashësia e dëborës ka arritur rreth 30-70 cm dhe aksi rrugor për në qendër të kësaj Njësie Administrative është i bllokuar.

Bashkia -Fushë Arrës
Aksi rrugor Fushë Arrëz-Iballë, është i bllokuar, trashësia e dëborës ka arritur rreth 80 cm, nuk ka asnjë borëpastruese.
Aksi rrugor Qafë Mali-Qafë Shllak është i kalueshëm me zinxhirë, trashësia e dëborës ka arritur rreth 40 cm. Po punojnë 2 borëpastruese.
Aksi rrugor Qafë Mali-Flet është i kalueshëm me zinxhirë, trashësia e dëborës ka arritur mbi 60 cm. Po punon 1 borëpastruese.
Aksi rrugor Hadroj-Qafë Benë është i kalueshëm për të gjitha automjetet, trashësia e dëborës ka arritur rreth 20 cm.

Bashkia Pukë
Në territorin e bashkisë Pukë ka pasur reshje të dendura dëbore dhe trashësia e dëborës ka arritur rreth 50 cm. Segmentet rrugore brenda qytetit janë të kalueshme me zinxhirë dhe po punohet me 1 mjet borëpastrues.
Segmentet rrugore të fshatrave që lidhen me qendrën e Njësisë Administrative Gjegjan janë të bllokuara, trashësia e dëborës ka arritur rreth 40 cm.
Aksi rrugor rural Qafë Qerreti-Qelëz, Njësia Administrative Qelëz është i bllokuar, trashësia e dëborës ka arritur rreth 50 cm dhe po punohet me 1 mjet fadromë për hapjen e këtij aksi.
Fshatrat Qafë-Tmugu, Bushat, Ukth, Qerret i Vogël Njësia Administrative Qelëz janë të bllokuara.
Aksi rrugor rural Qafë Qerreti-Qerret, Njësia Administrative Luf-Qerret është i bllokuar. Fshatrat Luf, Pla, Kqirë, Plet janë të bllokuara. Akset rrugore rurale Buhot, Bicaj, Rrapë, Binisht, Njësia Administrative Rrapë janë të bllokuara, trashësia e dëborës ka arritur rreth 50 cm. Proçesi mësimor nuk është zhvilluar në këtë Njësi Administrative. Ka pasur probleme me energjinë elektrike.
Në aksin rrugor Vau Dejës-Pukë Fushë-Arrëz po punojnë 3 mjete borëpastruese.
Aksi rrugor Hadoj-Gjegjan-Reps është i kalueshëm me zinxhirë, po punojnë dy borëpastruese.

Qarku Kukës
Trashësia e dëborës në Tunel-Kalimash ka arritur rreth 70 cm, Qafë Shllak rreth 90 cm, Qafë Tobli rreth 60 cm, Qafë Luzhë rreth 50 cm, Valbonë rreth 1.1 m dhe Qafë Morinë rreth 40 cm.
Në qytete trashësia e dëborës ka arritur: në Kukës rreth 35 cm, Bajram Curri rreth 45 cm dhe Krumë rreth 32 cm.
Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së reshjeve të shumta të dëborës dhe erërave të forta duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë. Po punojnë 12 borëpastruese për të mbajtur të hapur këtë aks rrugor.
Aksi rrugor rural Kolsh-Qafë Shllak është i kalueshëm me zinxhirë. Po punojnë 4 borëpastruese për të mbajtur të hapur këtë aks rrugor.
Aksi rrugor rural Kukës-Bushtricë është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë. Po punojnë 4 borëpastruese për të mbajtur të hapur këtë aks rrugor.
Aksi rrugor rural Kukës-Ura e Zapodit është i kalueshëm pa zinxhirë. Po punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë.
Aksi rrugor rural Kukës-Krumë-Qafë Prushi-Kam është i kalueshëm pa zinxhirë. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë. Trashësia e dëborës në Qafë Tobli ka arritur rreth 40 cm dhe në Qafë Prushi rreth 30 cm.
Aksi rrugor rural Bajram Curri-Kam është i kalueshëm pa zinxhirë. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë. Trashësia e dëborës në Qafë Luzhë ka arritur rreth 30 cm.
Aksi rrugor rural Bajram Curri-Valbonë është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë. Po punojnë 3 borëpastruese dhe 1 fadromë. Trashësia e dëborës ka arritur rreth 1 m.
Aksi rrugor rural Qafë Morinë-Bajram Curri-Fierzë-Lekbibaj është i kalueshëm pa zinxhirë. Po punojnë 2 borëpastruese. Trashësia e dëborës në Qafë Morinë ka arritur rreth 20 cm.

Akse të bllokuara:

Bashkia Kukës: Njësitë Administrative Arrën, Shishtavec, Grykë-Çajë Arrën, Kalis dhe disa fshatra të Njësisë Administrative Malzi dhe Topojan.
Bashkia Has: Fshatrat Cahan, Mujaj, Dajç Kishaj.
Bashkia Tropojë: Njësia Administrative Fierzë, fshatrat Degë dhe Rajë.
Njësia Administrative Bujan, fshatrat Geghysen, Lëkurtaj, Selimaj dhe Gri.
Njësia Administrative Tropojë e Vjetër, fshatrat Çelinë, Kuçanë, Treshnjevë, Lugu i Tropojës, Kovaçe dhe Shkelzen.
Njësia Administrative Bytyq, fshatrat Berishë dhe Zogaj.
Njësia Administrative Lekbibaj, fshatrat Brisë, Palcë, Salcë, Curraj i Epërm, Peraj, Tetaj dhe Gjopepaj. Po punojnë mjetet e bashkisë Tropojë për hapjen e këtyre akseve.

Qarku Dibër
Aksi nacional Ura e Çerenecit-Stëblevë, është i bllokuar.
Në segmentin Klenjë-Stëblevë trashësia e dëborës ka arritur rreth 1 m dhe po punohet me 2 mjete fadroma të firmës kontraktore për ta kthyer këtë aks rrugor të kalueshëm.

Akset nacionale Peshkopi-Kala e Dodës, Muhurr-Reç, Qafë Bualli-Martanesh, Trebisht-Doganë Maqedoni janë të kalueshme me zinxhirë.

Akset rrugore rurale në bashkinë Bulqizë
Janë të bllokuara fshatrat me qendrën e Njësive Administrative Martanesh, Ostren, Trebisht, Shupenzë dhe qendrat e Njësive Administrative me akset rrugore kryesore në Njësitë Administrative Martanesh e Ostren.
Bashkia Bulqizë është duke punuar me 4 mjete, fadroma dhe 1 borëpastruese dhe po bëhet e mundur hapja e rrugëve kryesore lidhur me Njësitë Administrative.

Akset rrugore rurale në bashkinë Dibër
Janë të bllokuara akset rrugore të fshatrave të Njësive me qendrat Administrative Kala e Dodës, Reç, Selishte, Lure, Arras, Maqellare, Luzni, Sllovë dhe trashësia e dëborës ka arritur rreth 50- 70 cm. Njësitë Administrative Selishtë e Lurë janë të bllokuara.
Në aksin rrugor rural Lurë-Rrëshen po punohet për të bërë të mundur hapjen e këtij aksi rrugor.
Forcat e bashkisë po punojnë me 3 mjete fadroma dhe 1 borëpastruese të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile për të bërë të mundur hapjen e këtyre akseve rrugore.
Në bashkinë Klos është e bllokuar Njësia Administrative Xibër.
Në bashkinë Mat Njësia Administrative Macukull po punohet nga forcat dhe mjetet e bashkisë për hapjen e akseve rrugore.
Në qytetin e Dibrës ditën e sotme është ndërprerë zhvillimi arsimor në të gjitha nivelet.
Në bashkinë Bulqizë kanë zhvilluar mësimin vetëm 2 shkolla.
Në bashkinë Mat, nuk është zhvilluar mësimi në 10 shkolla për efekte të bllokimit të akseve rrugore nga reshjet e dëborës.

Qarku Lezhë
Në bashkitë Lezhë dhe Kurbin trashësia e dëborës ka arritur rreth 5-15cm në zonat fushore dhe në ato kodrinore e malore.
Firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve nacionale, po punojnë me forca, mjete për hedhjen e kripës dhe mbajtjen e rrugëve te hapura.
Forcat e bashkive po punojnë me mjete për hedhjen e kripës dhe hapjen e akseve rrugore kryesore dhe rurale, që lidhin qendrat e Njësive Administrative me qendër bashkie dhe ato mes fshatrave.

Bashkia Mirditë
Trashësia e dëborës ka arritur rreth 15-50 centimetër. Në zonat e thella ka probleme në qarkullimin e mjeteve.
Njësia Administrative Fan, trashësia e dëborës ka arritur rreth 40-50cm.
Në fshatrat Thirrë trashësia e dëborës ka arritur rreth 40cm, Domgjon rreth 30cm, Xhuxhë rreth 50cm, Konaj dhe Shëngjin rreth 30-35 cm.
Aksi rrugor rural që lidhin fshatin Konaj-Xhuxhë është i bllokuar.
Në Njësinë Administrative Selitë, trashësia e dëborës ka arritur rreth 30cm.
Në qytetin Kurbnesh, trashësia e dëborës ka arritur rreth 40-45cm. Akset rrugore rurale kalohen pjesërisht me zinxhirë.
Në Njësinë Administrative Orosh, trashësia e dëborës ka arritur rreth 20cm.
Në zonën Reps-Bulshar trashësia e dëborës ka arritur rreth 40-50cm.
Aksi rrugor Nënshejt-Lajthizë është i bllokuar.
Në Njësinë Administrative Kaçinar, trashësia e dëborës ka arritur rreth 15-30cm.
Në Njësinë Administrative Kthellë, trashësia e dëborës ka arritur rreth 20-25cm. Asket rrugore janë të kalueshme me zinxhirë. Furnizimi me energji elektrike ka funksionuar me ndërprerje.
Në Njësitë Administrative Rrëshen dhe Rrubik, trashësia e dëborës ka arritur rreth 25cm. Akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë. Furnizimi i qyteteve dhe i fshatrave me energji elektrike ka funksionuar me ndërprerje.
Aksi rrugor nacional Milot-Shkopet-Burrel, ka ngrica dhe dëborë në afërsi të tunelit të Shkopetit dhe lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë pasi trashësia e dëborës ka arritur rreth 15-20cm.
Aksi rrugor nacional Rrëshen-Shpal-Gjegjan është i kalueshëm me zinxhirë. Po punon 1 borëpastruese për hapjen e këtij aksi rrugor.
Rruga e Kombit Rrëshen-Tunel Kalimash, është i kalueshëm pa zinxhirë, ka prezencë ngricash dhe trashësia e dëborës ka arritur rreth 15-30 cm.
Firma kontraktore po punon me 4 mjete për të siguruar kalueshmërinë normale në rrugë. Mjetet që po punojnë në akset rrugore rurale të bashkisë Mirditë.
Në Njësinë Administrative Rrëshen 1 fadromë.
Në aksin rrugor nacional Rrëshen-Perlat 1 fadromë.
Në aksin rrugor rural Perlat-Kurbnesh-Lurë 1 fadromë.
Në Njësinë Administrative Kaçinar 1 fadromë.

Qarku Elbasan.
Aksi rrugor nacional Librazhd-Stëblevë, në segmentin rrugor Lunikut-Fushë Studen, është i kalueshëm me zinxhirë. Segmenti rrugor Fushë Studen-Stëblevë është i bllokuar.
Në Bashkinë Gramsh vazhdojnë të bien reshje dëbore dhe është punuar për normalizimin e qarkullimit në akset rrugore rurale të bllokuara.
Në bashkinë Përrenjas është punuar në drejtim të akseve rrugore rurale me probleme, por vazhdojnë të bien reshje dëbore.
Aksi rrugor rural Togëz-Qarishtë, bashkia Librazhd ngelet problematik.
Segmenti rrugor Qafë Shapkë-Qarishtë është i bllokuar.

Qarku Vlorë
Në zonat e banuara nuk ka pasur prezence ngrice ose dëborë.
Segmenti rrugor në Qafën e Llogorasë është i kalueshëm pa zinxhirë.
Mjetet e firmës kontraktore janë duke punuar me: 2 borëpastruese, 1 fadromë dhe disa mjete për hedhjen e kripës.
Segmenti rrugor në Qafën e Muzinës është i kalueshëm pa zinxhirë.

Qarku Gjirokastër
Aksi rrugor rural Frashër, bashkia Përmet, në vendin e quajtur Kokojka vazhdon të jetë i bllokuar, si dhe segmentet rrugore në Frashër me fshatrat Miçan, Vërçisht, Zavalan, Ogrenj. Po punon 1 fadromë për zhbllokimin e akseve rrugore.
Aksi rrugor në bashkinë Këlcyrë, në zonën e Malëshovës trashësia e dëborës ka arritur rreth 20 cm dhe është i bllokuar.
Aksi rrugor rural në Njësinë Administrative Ballaban në fshatin Psar është i bllokuar. Bashkia ka dërguar 1 mjet për zhbllokimin e këtij aksi rrugor.

Akset rrugore rurale në Njësinë Administrative Kurvelesh dhe Buz, bashkia Tepelenë janë të kalueshme me zinxhirë. Mungon energjia elektrike në disa fshatra.
Grupet e punës së OSHEE-së po punojnë në terren për eleminimin e defekteve.
Aksi rrugor Libohovë-Poliçan, në Njësinë Administrative Zagorie, bashkia Libohovë është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor rural Poliçan-Sheper, Njësia Administrative Zagorie është i bllokuar nga dëbora. Për zhbllokimin e këtij aksi rrugor është dërguar 1 mjet tip fadromë.
Aksi rrugor rural Golem-Kolonjë Njësia Administrative Picar, bashkia Gjirokastër është e bllokuar nga dëbora. Për zhbllokimin e këtij aksi është dërguar 1 mjet tip fadromë.

Qarku Korçë
Në disa zona malore të Qarkut Korçë si: Dardhë, Vithkuq, Lekas, Voskopojë dhe Velçan kanë filluar reshjet e dëborës, trashësia e dëborës ka arritur rreth 50-70cm.
Gjendja e akseve rrugore nacionale është si më poshtë:
Aksi rrugor Boboshticë-Dardhë, është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Korçë-Voskopojë është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Ersekë-Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Libonik-Lozhan-Molla-Grabovë është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.
Aksi rrugor Korçë-Erseke është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Liqenas-Dogana Goricë është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.
Aksi rrugor Zemblak-Liqenas është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.
Aksi rrugor Bilisht-Hoçisht-Baban është i kalueshëm pa zinxhirë.
Aksi rrugor kryesorë Qafë Thanë-Qafë Plloçë-Dogana Kapshticë është i kalueshëm pa zinxhirë.

Gjendja e akseve rrugore rurale është si më poshtë:
Aksi rrugor Qafa e Plloçës-Stropskë është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Golik-Vëri-Proptisht është i kalueshëm me zhinxhirë.
Aksi rrugor Proptisht-Slabinjë është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Vërdove-Varet e Grekut është i kalueshëm me zinxhirë.
Të gjitha akset rrugore rurale të Njësive Administrative Dardhas, Proptisht dhe Trebinjë që lidhen me fshatrat janë të bllokuara. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtyre akseve rrugore.
Aksi rrugor Voskopojë-Lekas është i bllokuar.
Aksi rrugor Vithkuq-Shtyllë është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Shtyllë -Panarit është i bllokuar.
Të gjitha akset rrugore që lidhin Njësitë Administrative me rrugën nacionale në bashkinë Kolonjë janë të kalueshme me zinxhirë.
Aksi rural rrugor, fshati Arrëz, bashkia Devoll, po punohet për hapjen e këtij aksi.
Akset rrugore brenda qyteteve janë me qarkullim normal.
Në zonën e Lozhanit, Lekasit, disa fshatra Moglicë, Zona Mesmal, disa fshatra të Njësisë Administrative Dardhas, pjesërisht Podgozhan ka mungesë të energjisë elektrike.

Qarku Tiranë
Aksi rrugor Tiranë-Dajt aktualisht është i kalueshëm me zinxhirë për shkak të uljes së temperaturave në orët e mbrëmjes.
Aksi rrugor Tiranë-Elbasan, në zonën e tunelit aktualisht është i kalueshëm me zinxhirë për shkak të reshjeve të dëborës.
Aksi rrugor Tiranë-Krrabë është i bllokuar.
Shërbimet e Policisë së Shtetit po monitorojnë situatën dhe po këshillojnë drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes në këtë aks rrugor.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Magazina e “Arbri Garden” që priti ngarkesën me 180 milionë euro kokainë

VIDEO/ Magazina e “Arbri Garden” që priti ngarkesën me 180 milionë euro kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

(EMRI) Ishte në kërkim për vrasjen e ish-snajperistit në Mbretërinë e Bashkuar në 2019, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës…

(EMRI) Ishte në kërkim për vrasjen e ish-snajperistit në Mbretërinë e Bashkuar në 2019, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës…

January 20, 2026
Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

January 20, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ndërprerja e energjisë në QSUT, Meta ironizon nga qelia: Ky është sukses i shëndetësisë falas..

January 20, 2026
4 vrasjet e 21 Janarit, flet motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK?

15 vite nga “21 janari”, të mërkurën ceremoni përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë

January 20, 2026
Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Lavrov mohon çdo lidhje me Groenlandën: Rusia nuk ka të bëjë fare, nuk ka prova për pushtim

January 20, 2026
Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

January 20, 2026
Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha, Xhixho: Roli i SPAK për t’u vlerësuar

“Tregje me ushqime te pasigurta!” Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

January 20, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Noka pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit: Nga 30 ditë, na përjashtuan deri në Mars!

January 20, 2026
Kryenegociatorja e re jep porositë e para për stafin: Besimi që na është dhënë është i veçantë

Shqipëria drejt BE/ Kryenogociatorja Dhuka: Ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet!

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In