• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bordi i Presidencës së KNFSH-së, vizitë urimi Kryepeshkopit të ri, Fortlumturi Joanit

by A R
07/04/2025 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë zhvilloi një vizitë urimi Kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturi Joani, i zgjedhur së fundmi në krye të KOASH-it.

Vizita u zhvillua në ambientet e Kryepeshkopatës, ku morën pjesë anëtarët e Bordit të Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, njëkohësisht udhëheqës të të gjitha komuniteteve fetare në vend, Mons. Gjergj Meta, Kryetar i KNFSH-së (2025) dhe President i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë; H. Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë; H. Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve; Pastor Ergest Biti, Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë; Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i KNFSH-së dhe President i Religions for Peace Europe, si dhe znj. Sheldiana Jano, juriste dhe financiare pranë Këshillit Ndërfetar.

Të gjithë liderët fetarë shprehën urimet dhe përgëzimet e tyre më të përzemërta për Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Joan, për zgjedhjen e merituar në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ata shprehën bindjen e plotë se ai do të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e dialogut ndërfetar, jo vetëm si një përgjegjësi kombëtare, por edhe si një mision për edukimin e brezave të rinj dhe përballimin e sfidave të përbashkëta të shoqërisë shqiptare.

Në përputhje me statutin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, çdo kryetar i një komuniteti fetar është anëtar i Bordit të Presidencës dhe me rotacion, secili prej tyre merr drejtimin e KNFSH për një periudhë njëvjeçare kalendarike. Në këtë kuadër, Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joani, është edhe anëtari më i ri i këtij Bordi.

Kjo vizitë përbën një dëshmi të traditës shqiptare të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, të trashëguar brez pas brezi dhe të kultivuar ndër shekuj nga udhëheqësit fetarë të vendit, si shprehje e frymës së dialogut, mirëkuptimit dhe unitetit në shoqërinë shqiptare.

Next Post
“Sekuestrohen 522 mijë euro në autobusin që vinte nga Bari”/ Policia: Në pranga pronari i agjencisë dhe 2 të tjerë!

Nisin efektet e tarifave të Trump për Shqipërinë, shoqatat eksportuese kërkojnë subvencione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In