• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bordi i Paqes, Shqipëria zgjodhi Trump në vend të Europës

by Ervis Iljazaj
23/01/2026 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Parlamenti i Shqipërisë ka votuar pjesëmarrjen në Bordin e Paqes për zgjidhjen e krizës së Gazës, me një konsensus bipartizan. Përtej qeverisë, e cila sapo mori ftesën nuk nguroi ta shpallë angazhimin e saj të menjëhershëm nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale të Kryeminsitrit Rama, edhe Partia Demokratike e shpalli dakordësinë e saj. Në fakt, opozita shqiptare, si pasojë e retorikës së saj pro Trumpiste, nuk mund të sillej ndryshe dhe nuk kishte pothuajse asnjë kritikë për qeverinë, asnjë analizë se cfarë është ky Bord dhe cfarë sjell për Shqipërinë dhe politikën e saj të jashtme.

Sepse, pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë Bord, sigurisht që ka një ndikim në politikën e jashtme të Shqipërisë dhe strategjisë së saj. Po të shikosh se cilët shtete morën pjesë, do të vihet re se vendet kryesore të Europës si Spanja, Franca, Britania, Gjermania apo edhe Italia, ose nuk kanë marrë pjese ose nuk kanë mbajtur një qëndrim të qartë për këtë cështje. I vetmi që e firmosi menjëherë këtë anëtarësim ishte Viktor Orban, i cili nuk shquhet si ndonjë proeuropian i madh. Në firmosjen e anëtarësimit që u zhvillua live, pothuasje asnjë nga përfaqësuesit e vendeve kryesore të BE nuk ishte prezent.

Në përgjithësi, Bashkimi Europian ka qenë kundra këtyre instrumentave ndërkombëtar për zgjidhje të krizave politike apo humanitare me arsyetimin se këto janë instrumenta që i mbivendosen rendit aktual të organizatave ndërkombëtare si OKB, brenda të cilave janë gjetur zgjidhjet ndërkombëtare. Ndërkohë që Donal Trump me veprime të të tilla de facto është duke e zëvendësuar rendin aktual me instrumenta të ideura dhe konceptuara prejt tij.

Në këtë rast, Shqipëria zgjodhi politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo atë të Europës. Këtë zgjedhje vendi ynë do të duhet ta bëjë gjithmonë e më shumë në të ardhemen, të paktën për sa i përket politikës së jashtme. Është fare e qartë se aleanca euroatlantike është në një krizë të thellë që kur Donald Trump u zgjodh në mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Mosmarrëveshjet midis Europës dhe Amerikës në këto momente kanë arritur ndoshta pikën më të lartë që pas Luftës së Dytë Botërore. Në shumë cëshjte që nga siguria, ekonomia apo e drejta ndërkombëtare, Trump dhe Europa kanë mendime të ndryshme. Aq të thella janë këto mosmarrëveshje saqë shumë ekspertë të fushës e konsiderojnë si një carje të pakthyeshme këtë aleancë. Madje, vënë në diskutim edhe ekzistencën dhe vashdimësinë e NATOS apo marrëveshje të tilla. Si të thuash, bota që kërkon të krijojë Trump, është toalisht e ndryshme nga ajo që ekziston sot dhe padyshim që kjo vendos në pikëpyetje qëndrimet europiane të cilat po shfaqen publiksiht nga liderë të ndryshëm. Mjafton të dëgjosh fjalimin e Presidenti të Francës ne Davos për të kuptuar se në cfarë pike janë këto marrëdhënie.

Shqipëria padyshim që ndodhet midis dy aletëve të saj historik, që tashmë nuk e mendojnë njësoj për sa i përket cështjeve ndërkombëtare. Bordi i Paqes ishte jë test i parë i dilemave që do të ketë Shqipëria në të ardhmen për sa i përket vendimeve të saj, ku do të duhet të zgjedin midis Europës dhe Amerikës.

Megjithatë, askush nuk e bënë këtë analizë dhe këto qëndrime kaq të rëndësishme nuk bëhen fare pjesë e debatit publik. Ndërkohë që marrëdhëniet me SHBA janë kryefjala kudo në Europë. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe janë aleati ynë kryesor dhe kontribuesi kryesor i sigurisë së kombit Shiptar deri më sot, por ajo botë ka ekzistuar der më sot, nuk dihet ende nëse do të ekzistojë më. Prandaj, është e rëndësishme që vendimet që përcaktojnë strategjinë tonë kombëtare duhet të jenë të matura dhe kërkohet një reflektim i thellë për botën e re që kemi pëprara.

Kesaj herë, Kosova dhe Shqipëria zgjodhën Amerikën, por në të ardhmen, duke qenë se ne bëjmë pjesë në Kontinentin Europian dhe jemi në proces integrimi, zgjedhja nuk do të jetë kaq e lehtë. Të paktën, mos të jenë vendime të marra me kaq ngut.

Next Post
Spiropali në Stamboll me homologun turk: Bashkë për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë

Spiropali në Stamboll me homologun turk: Bashkë për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

March 13, 2026
Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In