• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Borchardt: Kanë ndryshim protestat paqësore, nga ato ku policia dhe institucionet sulmohen me molotov

by Java News
22/05/2019 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë javë, Shqipëria mikpret, për të tretin vit radhazi, “Shtigjet Rinore” të Prezencës së OSBE-së, një takim vjetor i të rinjve nga i tërë rajoni, mbështetur nga qeveria e Sllovakisë, si Kryesuese e radhës e OSBE-së. Së bashku, të rinjtë do të eksplorojnë kulturat dhe idetë e njëri-tjetrit dhe do të diskutojnë për përparësitë e brezit të tyre. Si gjithmonë, ne do t’i presim me fjalë të ngrohta dhe nxitëse. Por, në fakt, unë mund t’u them atyre fare pak. Ata i njohin shqetësimet dhe sfidat e sotme më mirë se unë dhe brezi im. Ata kanë krijimtarinë dhe qëndresën që ne nuk e kemi.

Si studentë në Gjermani, në mesin e viteve ’70, ne protestuam për të drejtat tona: ashtu si studentët shqiptarë, donim të kishim, me të drejtë, ndikimin tonë në çështjet e universitetit, më shumë fonde shtetërore për fakultetet e tejmbushura dhe për studentët që vinin nga familjet e varfra. Më kujtohet shumë mirë se si grupe të drejtuara nga partitë politike u përpoqën të rrëmbejnë protestat për interesat e tyre më të gjera. (Shpresoj se ka ende lexues që i kujtojnë si unë vitet ‘70!) Ishte një dekadë protestash dhe radikalizmi: përparimesh të rëndësishme në njohjen e të drejtave të grave, përparimi në përfaqësimin studentor në universitete, liberalizimi progresiv të shoqërive shumë konservatore e nganjëherë autoritare. Të rinjtë ishin zemra e të gjitha këtyre lëvizjeve.

Të rinjtë janë, natyrshëm, motori i idealizmit dhe përparimit shoqëror. Të rinjtë janë më energjikë dhe më pak cinikë; ata ka ëndrra më të mëdha dhe më pak durim. Përgjatë gjithë historisë, të rinjtë kanë spikatur në të gjitha lëvizjet popullore, që kanë sfiduar sistemet e kalbura politike dhe kanë siguruar përparime në të drejtat e njeriut.

Në Shqipëri, kemi parë dinamizmin dhe ndikimin e angazhimit dhe idealeve të të rinjve. Të rinjtë shqiptarë udhëhoqën fushatën kundër importit të mbetjeve; të rinjtë përdorën energjinë dhe krijimtarinë e tyre për të protestuar kundër projekteve hidrike në rajonet e bukura e të mbrojtura të vendit; në fund të vitit të kaluar, të rinjtë fituan respekt të gjerë për fushatën e tyre të gjatë dhe vërtet kombëtare për standarde dhe kushte në arsim.

Ky ishte idealizëm ndërthurur me vendosmëri, radikalizëm ndërthurur me respekt. Ka një ndryshim të qartë mes një fushate të vazhdueshme protestash paqësore, aktive, të sinqerta e vërtet popullore dhe një numri relativisht të vogël njerëzish, që sulmojnë policinë me kokteje Molotovi dhe dëmtojnë pronën publike dhe private.

Të rinjtë e angazhuar janë një element i fuqishëm i një shoqërie civile, që duhet të ketë një rol unik dhe jetik në mbikëqyrjen dhe përmirësimin e shëndetit të demokracisë në Shqipëri. Demokracia është më e mirë nëse qeveria kontrollohet dhe sfidohet vazhdimisht nga një ekip i plotë lojtarësh legjitimë: organizata dhe aktivistë të shoqërisë civile; media vërtet të lirë dhe dinamike; institucione të pavarura; komisione parlamentare. Kjo është arsyeja pse OSBE-ja ka projekte për të nxitur dhe mundësuar pjesëmarrjen e të rinjve, grave dhe grupeve të margjinalizuara në debatin politik dhe në zgjedhje. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim punën e institucioneve të pavarura – Avokatëve të Popullit dhe Komisionerëve të ndryshëm – dhe pse nxisim që raporteve të tyre t’u kushtohet më shumë vëmendje në Kuvend. Kjo është arsyeja pse ne vijojmë të punojmë me deputetët e të gjitha partive për të forcuar funksionin mbikëqyrës të komisioneve parlamentare. Kjo është arsyeja pse OSBE-ja merret me rastet e gazetarëve të veçantë të kërcënuar, dhe pse kemi një projekt afatgjatë, me mbështetjen e BE-së, për të forcuar pavarësinë dhe cilësinë e RTSH-së.

Ne vazhdojmë t’u themi atyre që janë brenda dhe jashtë parlamentit – dhe këtë e përforcojmë me punën tonë këtu – se qeveria ka nevojë për opozitë demokratike më serioze dhe më efektive. Qeveria ka nevojë të sfidohet dhe kritikohet; ajo ka nevojë të shtyhet drejt reformave që synojnë shqiptarët.

Është klishe të thuash se të rinjtë janë e ardhmja, se e ardhmja u takon atyre. Kjo është e vërtetë, por vetëm nëse të rinjtë janë të gatshëm ta kapin atë të ardhme për vete, t’ia marrin brezit të vjetër dhe t’i japin formë sipas nevojave të tyre. E ardhmja e Shqipërisë varet nga pjesët më energjike të shoqërisë civile dhe të të gjitha elementeve të tjera të mbikëqyrjes demokratike, në media, në institucione të pavarura e gjetkë, duke marrë përgjegjësinë e tyre me vendosmërinë më të madhe dhe duke e përmbushur atë me përkushtim të sinqertë për ndryshime rrënjësore./ Bernd Borchardt

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Ishte shpallur në kërkim, pranga 33-vjeçarit në Durrës

FOTO/ Ishte shpallur në kërkim, pranga 33-vjeçarit në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reshjet e shiut dhe erozioni ndikuan në shembjen e rrugës Librazhd-Korçë”, kreu i ARRSH: Do shembet ura ekzistuese

“Reshjet e shiut dhe erozioni ndikuan në shembjen e rrugës Librazhd-Korçë”, kreu i ARRSH: Do shembet ura ekzistuese

February 24, 2026
“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

February 24, 2026
“Jasharët përballë Osmanit”/ Hoxhaj: Pro, një kandidati për president nga familja legjendare

“Jasharët përballë Osmanit”/ Hoxhaj: Pro, një kandidati për president nga familja legjendare

February 24, 2026
Albin Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

Albin Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

February 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

February 24, 2026
Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

February 24, 2026
“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

February 24, 2026
Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

February 24, 2026
Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

February 24, 2026
Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In