Korça është zgjuar mëngjesin e kësaj të shtune e bardhë. Reshjet e dendura të borës janë rikthyer në të gjithë juglindjen. Qyteti i Korçës ka marrë një pamje piktoreske.
Ndërkaq, Mbrojtja Civile njoftoi sot se të gjitha akset në qark janë të kalueshme, por kërkoi kujdes nga drejtuesit e mjeteve. Sakaq, trashësia e borës varion nga 15 cm – 35 cm, ndërsa temperatura mesatare është -4 gradë.
g.kosovari