Ajo është një nga personazhet më të përfolur të javës. Sapo ka hapur dyqanin e saj të veshjeve në Bllok dhe veç kësaj festa e saj duke rikthyer edhe në treg një revistë mode, ofronte koktejlin më të mirë të fundjavës.
E megjithatë, kjo fundjavë e gjeti ndryshe Borën, e cila duket se ak qenë në jug të Shqipërisë. Ndoshta duke dashur të pushojë pak pas asaj iniciative të suksesshme të javës së shkuar ajo ka zgjedhur bregdetin jugor. Në postimin e saj në Facebook, ajo pohon se nuk ka si bregdeti shqiptar.
“I choose the ALBANIAN SOUTH for my holidays!! Stop pretending Europe is better !! Our coast is perfect!!!”, shkruan Bora Kokëdhima në faqen e saj në portalin social Facebook. E nëse Bora, pohon se Shqipëria ka potenciale të mëdha, edhe më të mëdha se Europa, kjo duhet marrë në konsideratë, pasi Bora është një nga vajzat që ka mundur të shëtisë në disa vende të botës.









