• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Boom” arrestimesh në Tiranë/ Drogë, dhunë në familje e mashtrim, bien në pranga 12 persona

by Ardit Rada
14/07/2020 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka arrestuar 12 persona në 24 orët e fundit në Tiranë teksa 5 prej tyre ishin në kërkim ndërkohë.

Të arrestuarit kishin kryer vepra penale të ndryshme si shitja e narkotikëve, kanosja, skemë mashrimi me TVSH-në, prishje e qetësisë publike etj dhe për këto për të shpallurit në kërkim ishte caktuar masa arrest me burg ose arrest shtëpie nga Gjykata e Rrethit.

Njoftimi nga policia:

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 12 persona, 5 prej tyre të shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, janë kapur dhe ndaluar 5 shtetas, konkretisht:

  • Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin J. B., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve”. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
  • Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve B. S. dhe B. A., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
  • Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. K., 47 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.
  • Nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit është kapur dhe ndaluar shtetasi D. R., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Përndjekja”;

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. B., 47 vjeçe, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Ç., 25 vjeç, pasi në rrugën “Mine Peza”, është konstatuar duke prishur rendin dhe qetësinë publike dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Gjithashtu, nga verifikimi i kryer rezultoi se ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 31 vjeç, pasi në rrugën ’’Jusuf Gërvalla’’, ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, të cilën kishte muaj që e përndiqte.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 51 vjeç, sepse në fshatin Gosë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Next Post
Covid luan me shkencën! U nisën të pastër, pas 35 ditësh në det 57 peshkatarë kthehen të infektuar

Covid luan me shkencën! U nisën të pastër, pas 35 ditësh në det 57 peshkatarë kthehen të infektuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In