• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bonusi opozitar i radhës për Edi Ramën

by Preç Zogaj
13/04/2025 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Sondazhet e Eurobarometrit dhe Piepolit italian, dy kompani të besueshme, të cilat janë angazhuar edhe më parë në zgjedhjet shqiptare, duke e gjetur rezultatin e tyre brenda marzhit të gabimit, fotografuan edhe kësaj jave një gjendje thuajse statike të votës së dy subjekteve kryesore, PS-së dhe PD-së plus aleatët e saj. Diferenca mes tyre, nëse i mesatarizojmë dy sondazhet, është rreth dhjetë pikë në favor të PS-së.

E njëjta diferencë pak a shumë me rezultatin e zgjedhjeve të para katër viteve ku PS doli nëntë pikë përpara koalicionit të PD-së. Me dy specifika domethënëse që vlejnë të mbahen parasysh në përllogaritjet e sotme:

E para, në koalicionin e PD-së në vitin 2021 mungonte LSI, e cila konkuroi e vetme dhe mori 6,81 përqind të votave. Pra, votat e dy subjekteve në fjalë ishin vetëm dy përqind prapa PS-së, ose rreth 37 mijë vota më pak.

E dyta, diferenca prej nëntë pikësh mes PS dhe PD-së së asaj kohe ishte dukshëm më e vogël në sondazhet e bëra gjatë fushatës dhe menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit (exit poll). Një e dhënë e fortë kjo në mbështetje të pretendimeve të PD-së së asaj kohe se rezultati përfundimtar ishte deformuar edhe nga shitblerja e votës në njëzet e katër orët e fundit të zgjedhjeve. (Duhet shënuar se shitblerja nuk kapet nga sondazhet).

Nga ky evokim i rezutatit të vitit 2021 shohim se sot, katër javë para zgjedhjeve të 11 majit, koalicioni PD plus Partia e Lirisë e Metës është rreth 16 pikë më pak, se diferenca prej 37 mijë votash e asaj kohe është shumëfishuar, sipas sondazheve të kompanive të lartpërmendura. Kësisoj, gara elektorale ngjan më atë të dy barkave që janë nisur aty-aty në start, por vetëm e kanë thelluar distancën drejt finishit

Kur duhej të kishte ndodhur krejt e kundërta. Diferenca 37 mijë vota duhej të ishte përmbysur me kohë; opozita duhet të ishte sot dhjetë e më shumë pikë përpara, duke shkuar e sigurt drejt pushtetit. E gjithë kjo po të mbajmë parasysh konsumimin e shtuar me katër vjet të tjera të qeverisë e mbi të gjitha aferat e shumta korruptive të zyrtarëve të saj, të verifikuara në aulat e drejtësisë si asnjëherë tjetër gjatë këtyre katër viteve.

Kështu do të ishte, sipas bindjes sime, nëse do të kishte vazhduar opozita e zgjedhjeve të vitit 2021. Duke u bashkuar, duke shtuar radhët dhe përtërirë përfaqësimin në forumet elitare, ajo do të kishte fituar një numër të madh bashkish në zgjedhjet vendore të vitit 2023; do të kishte kapitalizuar elektoralisht mbështetjen ndërkombëtare, dështimet e qeverisë, aferat korruptive të saj, nevojën për rrotacion, që me kalimin e kohës bëhet një thirrje e brendshme e shumicës popullore. Sidomos kur pushteti i një partie zgjat shumë, siç është rasti i PS-së.

Trajektorja e rrudhjes së PD-së është një histori e trishtë që kërkon faqe të tëra për t’u treguar. Njerëzit e kanë parë, demokratët dhe opozitarët e kanë jetuar. Si ata që kanë qenë të qartë qysh në krye për dëmet fatale të rimarrjes së kreut të partisë më të madhe të vendit nga Sali Berisha, i konsumuar dy herë në pushtet dhe i shpallur ‘non gratta’ nga SHBA dhe Britania e Madhe, si ata që kanë besuar e besojnë narrativat e tij ku lidhjet e shkurtra, spekulimet dhe gënjeshtrat bërtasin.
Sekush mund të mbajë mendimin e tij. Por faktet janë ato që janë. Berisha u nis të sfidonte fatin e tij me dy gjyle nëpër këmbë në një beteje sedre me SHBA (e drejtë e gjithkujt të mbrojë veten), por pa vënë në balancë me përgjegjësinë e duhur fatin e rratocionit të pushtetit në Shqipëri.

Duke pas drejtuar PD-në që nga 14 shkurti i vitit 1991 e në vazhdim, shumicën e kohës si kryetar i saj, herë të tjera si kryetar i kryetarit të përzgjedhur prej tij (Eduard Selami (1992-1994), Tritan Shehu (1994-1997), Lulzim Basha (2013-2021), Sali Berisha nuk do haste vështirësi të mëdha të siguronte një mbështetje të shumicës në parti posaqë iu mbush mendja të kthehej.

Ai u premtoi demokratëve një parti më të madhe e më të bashkuar. Sot PD e drejtuar prej tij është më e vogël se ishte. U premtoi fitore, humbi më thellë se kurrë në zgjedhet vendore, megjithëse PD-ja zyrtare e atyre ditëve mbështeti në mbi tetëdhjetë përqind të bashkive kandidatët e tij. Nuk e lexoi mesazhin e zgjedhjeve vendore, nuk shpalli dot zgjedhje të reja në parti pas marrjes së saj me vendim gjykate, duke konsideruar një mospjesëmarrje largpamëse nga ana e tij.

Pas fitores së Donald Tramp në SHBA, enturazhi berishist s’ka rreshtuar ta bombardojë mjedisin me lajme bombastike për ftesa në Uashington, për heqjen ceremoniale të sanksionimit, duke e bërë marrëzisht fakt të kryer pa patur asnjë indicie zyrtare nëpër duar, për videomesazh nga Tramp, e tjerë e tjerë. Dje në hapjen e fushatës elektorale ishte dita. Pritej shumë, nuk u tha asgjë. Nuk foli njeri në emër të ndonjë partie a institucioni perëndimor.

Njerëzit kanë nevojë të gënjejnë veten. Është njëlloj terapie. Por kur gënjeshtrat përdoren si instrument manipulimi dhe bëjnë masë me të vërtetën në dritë të diellit, kthehen në boomerang. Maksima na thotë: nuk ka sukses nëpër gënjeshtra. As në paqartësi.

Dhe ja ku jemi: Partia Demokratike jepet humbëse nga sondazhet. Tendenca nuk ka gjasa të ndryshojë në aq pak javë sa kanë mbetur. Ëndrra e rrotacionit po rrezikon të jetë një ëndërr e shtyrë, një mirazh.
Partia Socialiste me Ramën në krye jepet fituese. Për një mandat të katërt. Me gjithë skandalet dhe rekordet e zeza që i numërohen çdo ditë nga opozita, shtypi kritik, qytetarët. Po si qënka kjo? Si paska Shqipëria Partinë Socialiste më dominuese në Europë? Si nuk paguaka asgjë një qeveri nga korrupsioni dhe krimi në sistem nga hetimet dhe dënimet e njëpasnjëshme të zyrtarëve të saj në pushtetin qendror dhe vendor?

Edi Rama, sikurse parardhësit e tij, do t’i fitonte dy palë zgjedhje. Por duhet thënë se ai ka përfituar sistematikisht pëshqeshe politike nga PD. Kam parasysh çadrën e famshme tre muaj para zgjedhjeve të vitit 2017, që shkrehu partinë si makinë elektorale. Vazhdon me djegien e mandateve dhe bojkotimin e marrë të zgjedhjeve vendore. Shkon më tej me daljen veç e veç të PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet e vitit 2021, përkundër bashkimit që sugjeronin ndryshimet e njëanshme kushtetuese nga ana e qeverisë. Zgjedhjet vendore të vitit 2023 PS i fitoi thellë falë krizës së brëndshme të PD-së. Por nuk qënkësh e thenë të mbarojë me kaq. Bonusi opozitar i radhës i Edi Ramës për zgjedhjet e 11 majit është Sali Berisha. Veç në ndodhte ndonjë magji, siç e tha vetë. Ia ka borxh një statujë në oborrin e partisë.

Next Post
Pas dhunës në Big Brother, reagon për herë të parë familja e Gjestit

Pas dhunës në Big Brother, reagon për herë të parë familja e Gjestit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dash Sula dhe shumica e heshtur antiberishë në elektoratin shqiptar

February 13, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

“Lini mënjanë ndasitë”, Celibashi thirrje partive politike: Avanconi me “Zgjedhoren”

February 13, 2026
Hungaria në udhëkryq, skandalet e njëpasnjëshme që po lëkundin “kështjellën” e Viktor Orbanit

Hungaria në udhëkryq, skandalet e njëpasnjëshme që po lëkundin “kështjellën” e Viktor Orbanit

February 13, 2026
Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

February 13, 2026
Trump apo Biden? Shqipëria ka pasur marrëdhënie më të ngushta ekonomike me…

Sondazhet: Rënie e mbështetjes për Trump, amerikanët “mallëngjehen” për Biden

February 13, 2026
Incident në Hagë, Specialja ‘zhvesh’ Krasniqin! PDK: Baca shqiponjën e ka në zemër, po ku është Qeveria Kurti?!

Gjyqi për ish-krerët e UÇK | Manipulim me dëshmitë? Mbrojtja e Jakup Krasniqit ‘shpërthen’ ndaj Prokurorisë

February 13, 2026
Haradinaj përsërit thirrjen e tij: Taksa ndaj mallrave serbe të hiqet vetëm nëse njihet Kosova

Fillojnë negociatat, AAK e do Ramush Haradinajn President

February 13, 2026
Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

February 13, 2026
Emrat/ Molotov e dhunë në protestën e Rithemelimit dhe PL para bashkisë së Tiranës, Blushi, Balliu dhe Noka nën hetim. 3 të arrestuar

Pse molotovi duket si një “kaos i kontrolluar” nga Berisha dhe Rama

February 13, 2026
Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In