• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bonusi i pranverës do jepet çdo vit”, Rama: Ajo që bëri Saliu me pensionet, e njëjtë me piramidat!

by A R
30/12/2024 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bonusi i pranverës do të bëhet në të gjitha vitet si një pasqyrë që do të reflektojë çdo rritje mbi parashikimin. Këtë njoftoi kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit, duke folur për një reformë të re të pensioneve.

“Jemi në kushtet ku për shkak të rritjes kemi vendosur një volum financimi të pensionistëve për fundivit që ishte totalisht i pamendueshëm disa vite më parë. Diskutimi është shumë, është pak. Nuk është asnjëherë shumë për kategoritë, për pensionistët jo e jo. 100 milionë euro bonus i fundvitit është që sot e kemi mundësinë duke u lehtësuar nga një barrë e viteve të rritjes ekonomike që pensionistët nuk i kemi përfshirë dot në këtë rritje. Dhe fakti që kemi mundësi të vendosim një bonus të pranverës që do ta bëjmë në të gjithë vitet si një pasqyrë që do të reflektojë çdo rritje mbi parashikimin, është shumë domethënës”.

Duke akuzuar qeveritë paraardhëse, Rama tha se ajo që është bërë me pensionet është e nëjtë me piramidat dhe njoftoi reformë të re pensionesh me ekspertë ndërkombëtare për të zbutur sipas tij këtë padrejtësinë historike me pensionet.

“Përtej kësaj jemi në një proces pune me partnerët e ekspertët ndërkombëtarë për një reformë të re të pensioneve. Jemi në kushtet kur kemi faktikisht sot dhe kushdo më pyeste lëri të gjitha gjej vetëm një pasqyrë ku të shohë, çfarë ka qenë ç’është, ç’do bëhet me qeverisjen e Shqipërisë, do t’i jepja pensionistit, do ti jepja një grup për vite më të madh pensionishtësh që dalin në pension pas viti të reformës sonë në 2014 dhe grupin e pensionistëve që kanë dalë para 2014 dhe do t’i tregoja pensionin për të njëjtën punë dhe të njëjtat vite pune. Kush e ka qeverisur Shqipërinë më parë shkatërroi me themel sistemin demokratik të pensioneve, shkatërroi të ardhmen duke e trajtuar pensionin si lëmoshë, duke sabotuar të gjithë sistemin e sigurimeve shoqërore. Me një pension tavan 240 mijë lekë që të hidheshe përpjetë gjithë jetën nuk ngjiteshe mbi atë tavan dhe me një numër pensionistësh të nxjerrë në pension që 40-45 vjeç kur u shkatërrua struktura e vjetër e sistemit të kaluar dhe nuk u bë asgjë për të krijuar një sistem të ri. Sot i kërkohet qeverisë pse ka disbalancë mes pensioneve. Përgjigja është e rëndë, por e thjeshte: nëse qeveria do t’i trajtojë si detyrim që financohet nga taksat ajo që ka bërë Sudja, Xhaferri e Saliu nuk do të jetë më e rënda që shqiptarët kanë parë. Dy gjëra ka; e para ata që vuajnë atë shëmti politike në kurrizin e tyre dhe që shohin kolegë të tyre që vetëm pse kanë dalë në pension pas 2014 duhet të mos ia falin kurrë shkaktarëve. Nëse duan adresën e shkaktarëve jam gati tua jap por besoj që e dinë. Reforma që po bëjmë duhet të zbusë këtë padrejtësi historike. Ajo që është bërë me pensionistët nga pikëpamja e padrejtësisë e pabesisë është shumë e ngjashme me atë që është bërë me piramidat, me të gjithë ata që janë viktima”.

Next Post
“Aeroporti ishte kotec pulash”, Rama flet për turizmin: Kaluam Beogradin, kujtdo që i vjen inat si qeverism…

“Aeroporti ishte kotec pulash”, Rama flet për turizmin: Kaluam Beogradin, kujtdo që i vjen inat si qeverism…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In