Bonuçi dhe Kielini po i afroheshin qendrës së fushës para ceremonisë së dhënies së trofeut, kur skena ishte ende bosh. Kënaqësia ishte e jashtëzakonshme në fytyrat e tyre. Dyshja mbrojtëse e Juventusit ishte vërtet super në finalen e “Wembley”-t ndaj Anglisë.
Leonardo Bonuçi, teksa ecte në fushë, iu drejtua tifozëve anglezë në stadium me fjalët: “Duhet të hani akoma makarona”.
Një reagim ironik i mbrojtësit që shënoi golin e barazimit në pjesën e dytë për Italinë, si dhe penalltinë në fund. Ai dhe Kielini ishin vendimtarë në suksesin e “axurrëve” në Euro 2020, jo vetëm me paraqitjen në finale.
Pas fitores në Londër, nga lojtarë të ndryshëm italianë ka pasur reagime ironike, apo thumbime ndaj anglezëve. Florenci, duke iu referuar shprehjes “Football’s coming home”, është shprehur se anglezët kanë gabuar vetëm një bashkëtingëllore, pasi futbolli është kthyer në Romë./m.j