“SkySport Italia” raporton se Leonardo Bonucci i Juventusit nuk është në treg, ndërsa Paul Pogba mund të jetë akoma në dispozicion për shitje.
Sipas raportimeve të sotme, Bonucci ishte i hapur për kalim te Manchester City, megjithatë sipas “SkySport Italia”, italiani nuk do të largohet nga Juve për çfarëdo çmimi që do të marrë klubi, pasi ai ka arritur marrëveshje për kontratë të re me “Zonjën e Vjetër”.
Problemi i vetëm te Juve është Pogba, por edhe më i madh është agjenti i futbollistit Mino Raiola.
Raiola raportohet se dëshiron largimin e Pogbas nga Juve, ndërsa vetë agjenti për “Goal” deklaroi se raportimet që e lidhin klientin e tij me Manchester Unitedin janë “gjepura”, citohet Express. (b.an)