• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bonot e privatizimit, shtyhet me 2 vjet afati i përdorimit të tyre

by A R
09/05/2018 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj, në bazë të të cilit, parashikohet një amendim i radhës lidhur me afatin e bonove të privatizimit. Sipas këtij drafti, që duhet të kalojë në Kuvend për miratim, në ligjin për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit, të nxjerrë fillimisht në vitin 1995, “afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2020”.

Deri tani, afati i këtyre letrave me vlerë është shtyrë disa herë, pasi parashikohej që në fund të vitit 1996 ato të humbisnin fuqinë ligjore. Herën e fundit, qeveria ka shtyrë deri në fund të vitit 2018 vlefshmërinë për bonot e privatizimit. Sipas ligjit në fuqi, këto bono janë të tregtueshme midis individëve vendas dhe të huaj si dhe janë të vlefshme edhe në procesin e privatizimit të objekteve shtetërore. Po kështu, ato mund të përdoren edhe në legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave u janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë. Nga këto janë përdorur deri tani në proces privatizimi 10 miliardë lekë, ndërkohë që mbeten të shpërndara dhe të papërdorura 41 miliardë lekë të tjera.

Këto letra me vlerë i kanë shërbyer fare pak arritjes së qëllimit dhe përmbushjes së objektivit fillestar dhe thelbësor, për të cilin u emetuan dhe u shpërndanë ato, që nga viti 1995: rishpërndarjen e pasurisë kombëtare të krijuar gjatë viteve të komunizmit, në publikun shqiptar mbi një moshë të caktuar. Gjatë viteve 1995-96 me anën e metodës së privatizimit masiv, letrat me vlerë u përdorën për të privatizuar disa ndërmarje, ose pjesë të tyre, por këto prona të shtetit ranë në duar të firmave piramidale, të cilat pastaj u shitën sërish.

ma.me

Next Post
Xhafaj: Protesta e opozitës ishte e paligjshme dhe e pazakontë, falenderim për Policinë e qytetarët!

Xhafaj i përgjigjet PD: Po luftoni me baltë, kjo qeveri nuk i garanton imunitet askujt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

February 25, 2026
Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

February 25, 2026
Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

February 25, 2026
Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

February 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga treni radioaktiv, tek seritë me video erotike: Misteri i fantazisë pa fre të PR opozitar

February 25, 2026
U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

February 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një ligj propagandistik kundër korrupsionit

February 25, 2026
Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

February 25, 2026
President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In