Fansat e James Bond u zhgënjyen kur Daniel Craig bëri me dije se kishte vendosur të refuzonte ofertën prej 68 mln paundësh nga studioja MGM, sepse nuk dëshironte ta interpretonte sërish këtë rol.
Kjo, sigurisht që hapi diskutimet se kush do të ishte Bond i radhës, ku përfliten emra të njohur si Tom Hiddleston, Clive Oëen, John Boyega, Aidan Turner, Idris Elba, apo Damian Leëis, përgatiti Express.
Gjithsesi, një nga kandidatët e preferuar për këtë rol ka diçka ndryshe nga të tjerët…është grua. Gillian Anderson i entuziazmoi fansat në rrjetet sociale teksa postoi një poster si Bondi potencial, çka i bëri shumë prej tyre të besonin se ajo dëshiron të jetë një 007. (b.an)