• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bombolat, fund instalimit amator në familje, tani vetëm nga njësi të licensuara

by A R
05/02/2016 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instalimi i bombolave të gazit tek konsumatorët familjarë dhe bizneset do të kryhet për herë të parë nga njësitë e liçencuara për tregtimin e gazit.

Qeveria po miraton një vendim që synon të forcojë kontrollin dhe rrisë sigurinë e përdoruesve të gazit, duke caktuar rregulla të qarta të funksionimit të tregut, që nga pikat e tregtimit me shumicë e pakicë, deri tek konsumatori fundor.

“Instalimi për herë të parë do të bëhet nga persona të çertifikuar si në biznese ashtu edhe në familje, për të rritur sigurinë gjithashtu është parashikuar detyrimi për përdoruesit e bombolave të instalojnë detektues të rrjedhjeve të mundshme të gazit, por edhe autobllokues që të bllokojnnë daljen e mëtejshme të tij”, deklaron Dritan Spahiu, drejtor i Hidrokarbureve në MEI.

Spahiu sqaron se në pikat e tregtimit me pakicë nuk do të lejohet më mbushja e bombolave të gazit, gjë e cila do të kryhet vetëm në pikat me shumicë.

Kjo shndërron praktikisht pikat me pakicë në dyqane që vetëm i tregtojnë bombolat e gazit, ndërsa pikat e shumicës mbajnë përgjegjësi për çdo gjë që mund të ndodhë me produktin e tyre.

“Një konsumator do të ketë bombolën e tij të marrë nga shoqëria e tregtimit me shumicë, e cila pasi është konsumuar do të shkojë tek njësia e tregtimit me pakicë, do ta dorëzojë bombolën bosh dhe do ta marrë të mbushur. Pra, e gjithë përgjegjësia tashmë shkon tek shoqëritë e tregtimit me shumicë, të cilat bombolën e tyre do ta kenë në logon e tryre peshën bruto, peshën neto, por më kryesorja, manualin e përdorimit”, nënvizon Spahiu.

Kjo praktikë, sipas Ministrisë së Energjisë, do t’i lejojë Inspektoriatit Shtetëror Teknik të gjurmojë bombolat që shkelin kushtet e sigurisë dhe në rast aksidenti të zbulojë shkakun fillestar të tij.

TCH

Next Post

Kujdes! Nëse ju vjen kjo sms nga "Apple" mos e hapni (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In