Një bombol gazi ka shpërthyer në flakë ditën e sotme.
Ngjarja është raportuar në fshatin Panaja të VlorëS.
Për pasojë kanë marrë djegie dy persona, burrë e grua.
Të lënduarit janë L.S., 62 vjeç, dhe bashkëshortja e tij M.S., 49 vjeçe.
Kjo e fundit ndodhet në Spitalin e Vlorës, ndërsa bashkëshorti i saj është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
/a.r