Një shqiptar ka përhapur panik në një tren udhëtarësh në Itali, në linjën Milano-Roma.
Në udhëtim e sipër, ai ka vënë alarmin se në tren ndodhet një bombë. Menjëherë në mjetin udhëtues është përhapur panik ndërkohë rojat e sigurisë kanë nisur evakuimin e personave që ndodheshin në bord. Pas kontrolleve nuk u gjet asnjë send i dyshimtë.
Ndërkohë policia zbuloi se shqiptari kishte dhënë alarmin pasi kishte hipur në tren pa biletë. Për t’i shpëtuar kontrollit ai përhapi alarmin fals./a.m.