Tridhjetë persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur sot gjatë një sulmi me bombë në një spital në qytetin pakistanez Kveta, njoftoi policia.
Shpërthimi ndodhi menjëherë pasi në institucionin shëndetësor është sjellë turpi i avokatit Bilal Kasi, kryetar i shoqatës së avokatëve në provincën Beluxhistan, i cili është qëlluar paraprakisht në një sulm tjetër.
Para spitalit gjendeshin shumë njerëz, të cilët kishin ardhur të shprehin ngushëllime për kolegun e vrarë.
BW/d.i.