• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bombardimet amerikane kundër ISIS, vriten ideatorët e ngjarjeve të Parisit

by Lorenc Vangjeli
29/12/2015 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sulmet ajrore të udhëhequra prej Shteteve të Bashkuara kanë mbetur të vrarë 10 krerë të lartë të Shtetit Islamik gjatë muajit të fundit, përfshi edhe nga ata që kanë pasur lidhje me sulmet e muajit të kaluar në Paris.
Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i koalicionit anti-ISIS të drejtuar nga SHBA-të, Steve Warren, gjatë kësaj të marte. “Gjatë muajit të kaluar kemi vrarë 10 figura të larta të grupit xhihadist me sulme të koordinuara, përfshi disa ideatorë të sulmeve në vendet e Perëndimit, prej të cilëve edhe nga ata që kanë pasur lidhje me sulmet e Parisit”, tha koloneli i ushtrisë amerikane. “Këta të tjerët kishin bërë përgatitje për sulme të tjera në Perëndim”, shtoi ai.

Njëri prej të vrarëve besohet të jetë Abdul Qader Hakim, i cili ndihmonte në operacionet e jashtme të militantëve xhihadistë, e që kishte lidhje me agresorët e sulmeve të Parisit, tha më tej Warren. Ai është vrarë në qytetin verior iraken të Mosulit më 26 dhjetor.

Ndërkohë, një sulm ajror i koalicionit i datës 24 dhjetor në Siri la të vdekur Charaffe al Mouadan, një anëtar i Shtetit Islamik me bazë në Siri, por që kishte lidhje të drejtpërdrejta me Abdelhamid Abaaoud, “trurin” e dyshuar të sulmeve të koordinuara me bomba dhe të shtëna armësh në Paris, më 13 nëntor, ku mbetën të vdekur 130 persona. Mouadan ishte duke planifikuar sulme të tjera në Perëndim, shtoi më tej Warren.

Efekti i sulmeve ajrore ndaj udhëheqësisë së Shtetit Islamik mund të shihet më së miri gjatë sukseseve të fundit në fushëbetejën kundër grupit xhihadist. Ushtria irakene bëri të ditur së fundi triumfin e parë madhor kundër militantëve sunitë të linjës së ashpër ultranacionaliste, duke deklaruar rimarrjen e kontrollit të Ramadit, një qytet në perëndim të Baghdadit që kishte rënë në duart e ISIS gjatë muajit maj.

“Disa pjesë të këtij suksesi i atribuohet faktit se organizata po humbet udhëheqësit e saj”, deklaroi Warren, i cili nuk harroi të paralajmëronte se “çakalli ka ende dhëmbë”./Tch

Next Post

Propozimet e LSI për projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In