Trajneri francez, Zinedine Zidane, dhe Real Madrid mund të ndahen në fund të sezonit, edhe pse kanë kontratë deri në vitin 2020.
Mundo Deportivo shkruan se Zidane do të bëhet selektor i Francës pas kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
Sipas këtij mediumi, nëse ndodh një gjë e tillë, Florentino Perez do të dëshironte trajner gjermanin Joachim Löw.
Ky i fundit aktualisht është selektor i Gjermanisë, por mund të largohet pas Botërorit “Rusi 2018”. /a.m.