• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bomba” e Izet Haxhisë, grushti i shtetit i koordinuar me Mejdanin, ja roli i Islamit

by A R
14/09/2016 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

14 shtatori, 18 vjet më pas. Haxhia: Grushti i shtetit ishte koordinuar me Meidanin! Roli i Kaç Islamit, një përgjigje Blerim Çelës dhe një këshillë të rinjve të korpusit “Azem Hajdari”.

 Bisedoi Alqi Koçiko

Në shtatorin e dy viteve më parë, Izet Haxhia, ish-truproja i presidentit e kryetarit të PD-së Sali Berisha, nisi një seri intervistash në DITA, ku nga ekzili në Turqi denoncoi dhe hodhi dritë mbi një varg të gjatë ngjarjesh të errëta të dekadës 1990-1999, por edhe mbi anën e panjohur të episodeve të ditura, në shumë prej të cilave ka qenë edhe protagonist. Violinë e parë në të gjitha këto ngjarje ishte ish-shefi i tij Berisha. Denoncimet e Haxhisë filluan pikërisht me 14 shtatorin 1998, një finale grusht-shtetase që fillesat i pati dy ditë më herët, me vrasjen e Azem Hajdarit pranë ish-selisë së PD-së, sot një truall ndërtimi “në zhvillim e sipër”. Në zhvilluam një bisedë në distancë me Izet Haxhinë, jo vetëm për 14 shtatorin.   

protest13814091998_0

-Izet, sinqerisht, këtu e dy vjet më parë kur kontaktove me DITA-n dhe vendose të flasësh, a ke bërë njëfarë bilanci me veten: Bëra mirë që fola e po flas apo jo?

 Me të thënë të drejtën, me veten ndihem mirë e i lehtësuar që në sajë edhe të gazetës Dita arrita të ndaj me shqiptarët, të vërtetat që dija, mëkatet e mia, krimet e atij që i shërbeva me besnikëri, qoftëlargut. Jo se nuk diheshin disa prej tyre, por të rrëfyera nga ana ime, me vërtetësinë e një dëshmitari të gjallë e pjesëmarrësi në to.

Dëgjo, kam dëgjuar lloj-lloj sharjesh, ofendimesh e shpifjesh në drejtimin tim, pa harruar edhe kërcënimet anonime. Nuk jam penduar as lëkundur, për ta çuar deri në fund luftën time për të vërtetën. Më pëlqen shumë fjala e At Zef Pëllumbit, që thotë: Rrno për të treguar. Dhe unë këtë po bëj, në sajë edhe të gazetës suaj. Do ta bëj, edhe pse i vetëm, do rroj për të dëshmuar e treguar.

izeti-1024x727-e1442251488153-A e di ç’datë është nesër?

Ehh, 14 shtatori. Se ku lexova një deklaratë të Blerim Çelës se nuk kishte qenë grusht shteti 14 shtatori 1998. Sepse sipas tij, nuk u pushtua presidenca, dhe ndaj nuk mund të quhet i tillë!

-Ti ke qenë protagonist në atë ngjarje dhe përgjigjen mund ta dish ti më mirë se kushdo. Vërtet, pse nuk u konsiderua “e rëndësishme” presidenca?

Ashtu siç e kam thënë më parë, në fakt 13 shtatori ishte prova e grushtit të shtetit që u finalizua më 14 shtator, me pushtimin e institucioneve më të rëndësishme si RTSH, kryeministria etj. Nuk ishte grusht shteti, thotë Blerimi, sepse nuk u pushtua presidenca. Unë desha të shtoj se presidenca nuk u pushtua sipas direktivës së Berishës.

-Pse kështu?

Sepse siç treguan edhe disa veprime politike të fund-korrikut të sivjetëm, klani i Fakultetit të Shkencave drejtuar nga Meidani ka qenë në unison me Berishën në grushtin e shtetit në 14 shtator. Të mos harrojmë se më 13 shtator ishte zëvendëskryeministri Kastriot İslami, përfaqësues i këtij klani, që i la sipër tavolinës së Nanos zarfin me plumbin e kallashnikovit. Kjo ishte një kërcënim i hapur për Nanon, që po nuk iku nga kryeministria, do të vritej. Dhe sot Kaçı i Zi na është bërë më blu edhe se Mul Noka. Unë po të them se më 14 shtator ka pasur një plan të mirëorganizuar për të rrëzuar një qeveri të ardhur me zgjedhje, dhe krijimin e një qeverie të “tipit Fino” të marsit ‘97. Ka qenë një plan i armatosur ku ishte planifikuar me saktësi se kush do goditej, nga do vinin armët apo tanket që na u dhuruan nga Garda.

-Por dështoi…

Shiko, dështoi sepse ishte faktori ndërkombëtar dhe bile, edhe miqtë e Berishës në Amerikë, që e këshilluan atë të tërhiqej, dhe jo dëshira e Berishës. Është ironia më e madhe që ai që shkatërroi ëndrrat e miliona shqiptarëve që nga ’90-ta e këtej, na del dhe u uron fillimin e shkollës atyre të rinjve që kanë mbetur akoma në atdhe. Atyre 18 vjeçarëve që sapo kishin lindur në 98-n. Ai i pari e politikanët e tjerë pas tij, e kthyen Shqipërinë në një vend të pabanueshëm, ku sundon krimi, korrupsioni e zvetënimi moral, varfëria dhe arroganca. Dhe fajtori kryesor është babai i Zenit që vazhdon të tallet me shqiptarët e varfër që i konsideron si skllevërit e çiflikut të tij.

-Grushti ynë i 1998-s dhe puçi që ndodhi në Turqi në korrik… Sikur të ndjekin këto ngjarje…

Po s’ka krahasim… Nanon e shkretë e akuzuan për vrasjen e Hajdarit, kur njeriu më i painteresuar për këtë vrasje ishte Nano. Por Nano duhet të ikte sepse preku interesat e klanit të Shkencave të Natyrës. Në një bisedë në rrethin e tij të ngushtë, Nano pat deklaruar se “nuk na lanë të bënım pak para duke më bërë puçin e 14 shtatorit”. Sepse kjo është filozofia e pushtetit që ndërtuam.

Sa për atë zhvendosjen gjeografike dhe aktorin e synimit të rrëzimit me grusht shteti… Berishës po t’i shkonte në mendje një marrëzi e tillë ku përballë do kishte Erdoganin e jo Nanon, e them me bindje se do ishte Berisha ai që do t’i hypte gomarit apo mushkës që i hypi Nano për t’u arratisur në Maqedoni. Dhe as këtë s’do ta kishte të sigurtë…

grupi_azem_hajdari_14732-735x400-Izet, 14 shtatori lidhet me edhe emrin e Azem Hajdarit. Sot figuron një “korpus Azem Hajdari”, për të cilët kam parë nga komentet se ti ke marrë dijeni. Ata të rinj ishin të pranishëm edhe në fushatën e Dibrës. A do t’u thoshe diçka atyre?

Të mendosh akoma të krijosh korpuse apo paramilitarë, çfarëdo të jetë qëllimi i krijimit të tyre, tregon mendësinë kriminale e terroriste të ideatorëve të tyre. Që janë Basha me gjyshin e tij Berisha. Shqipëria nuk ka nevojë për mendësi strukturash të tilla. I takojnë të kaluarës e nuk kanë të ardhme. Unë u them këtyre të rinjve, që të mos gënjehen me sloganet e krijuesve të tyre mbi armiq imagjinarë. Të mos tregohen të qorruar, bindjet mund t’i keni të kundërta por në në radhë të parë jemi shqiptarë e vëllezër. Mos u helmoni me atë frymë të përçarjes që u helmua brezi jonë pas ’92-it. Vendi ka vuajtur e po vuan akoma edhe sot, pasojat e asaj fryme që mbolli Berisha. Jo vetëm Berisha, por dhe vetë ai që emrin e tij e mbajnë të shkruar në xhupat e zinj.

Një këshillë modeste: Në vend të atyre xhupave të zinj të mbajnë çantën e shkollës dhe librave. Në politikën e vërtetë hyn vetëm duke mësuar, vetëm me ide e projekte zhvillimi në kokë, dhe jo me ide dhune e dajaku. As me frymën e urrejtjes nën emra organizatash paramilitare, pseudoheronjsh e terroristësh….

Blerim Çela dje në GSH

 14 shtatori s’ishte puç, se puçi s’është në programin e PD!

blerim-cela-268x320PD-ja nuk donte të merrte pushtetin me dhunë se kjo ishte në kundërshtim me idetë e programin e saj demokratik. Militantët e PD-së deshën t’i tregonin PS-së forcën e tyre kundërshtuese ndaj represionit të kuq, duke u prerë rrugën arrestimeve e vrasjeve të militantëve të djathtë të denoncuara ndërkombëtarisht edhe nga PD-ja.

Kjo revoltë donte të detyronte PS-në në pushtet, të ndiqte rregullat e demokracisë, si e drejta për punësim e për të jetuar e deri tek liritë e të shprehurit të mendimit në TV e në shtyp, si dhe në ndarjen e pushtetit në institucionet e pavarura, siç veprohet kudo në botën demokratike.

Gjithashtu, sistemi i drejtësisë u pushtua totalisht nga PS dhe KLSH iu dha një partie të vogël të djathtë me kryetar të caktuar nga Fatos Nano, që realisht i shërbente Partisë Socialiste. Nëse PD-ja donte të merrte pushtetin, do të kish marrë edhe Presidencën, gjë që jo vetëm nuk e bëri, por z.Berisha iu drejtua publikisht militantëve të PD-së të dorëzonin armët e të tërhiqeshin nga RTSH-ja e nga institucionet shtetërore.

Çdo qeveri e qeverisje që tejkalon të drejtat e saj ligjore e demokratike duke nëpërkëmbur liritë e të drejtën për të punuar e jetuar është e destinuar të pësojë goditje jo vetëm nga militantët e një partie, por në radhë të parë nga populli, kur shkon në limitet e mbijetesës.

Next Post
“Do të luftojmë kartelin e drogës…” Basha nuk komenton mbi akuzat e Selamit e Bregut

“Do të luftojmë kartelin e drogës…” Basha nuk komenton mbi akuzat e Selamit e Bregut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshje intensive në Qarkun Shkodër, rrezik përmbytjesh në Obot dhe borë mbi 50 cm në Theth

Reshje intensive në Qarkun Shkodër, rrezik përmbytjesh në Obot dhe borë mbi 50 cm në Theth

February 20, 2026
Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel, 3 në pranga dhe 3 në hetim(EMRAT)

Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel, 3 në pranga dhe 3 në hetim(EMRAT)

February 20, 2026
Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother, ja banori që përjashtohet nga gara

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother, ja banori që përjashtohet nga gara

February 20, 2026
“New York Times”: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milion dollarë nga opozita shqiptare

Spahiu: LaCivita do kthejë 7 milionë dollarë sepse shkoi Rama në Uashington, jo Berisha

February 20, 2026
Ish-Princi Andrew lirohet disa orë pas arrestimit për dosjen “Epstein”, policia vazhdon kontrollet në Royal Lodge

Ish-Princi Andrew lirohet disa orë pas arrestimit për dosjen “Epstein”, policia vazhdon kontrollet në Royal Lodge

February 20, 2026
Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

February 20, 2026
Nisma e PS për pengimin e pezullimit të ministrave, ambasadori Gonzato: Po e monitorojmë, presim që të jetë në përputhje me angazhimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Nisma e PS për pengimin e pezullimit të ministrave, ambasadori Gonzato: Po e monitorojmë, presim që të jetë në përputhje me angazhimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

February 20, 2026
LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

Videokartolinë nga Bordi i Paqes, Rama ndan momentet më të spikatura

February 20, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD-në duan t’a mbajnë si pronë”, Salianji: Përgjegjësia për çdo largim nga partia është e Berishës

February 20, 2026

Sot opozita zbret në shesh, protestë para kryeministrisë

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In