• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllofi i Zhejit dhe gafa me fotot e përgjuesit të Tahirit

by Carlo Bollino
03/06/2016 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Pas fotove bllof, të paraqitura dje në darkë nga Artur Zheji në një televizion kombëtar, duke i prezantuar si pamjet e para të nxjerra nga një seks-video hipotetike, me të cilën opozita po përpiqet prej disa ditësh të shantazhojë qeverinë, sot i njejti televizion transmetoi një foto bllof të dytë. Kësaj here bëhet fjalë për çimkën e gjetur në zyrën e sekretares së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Pikërisht si edhe në rastin e fotove false të Zhejit, edhe fotot e ABC News-it janë të rreme: ajo, çka televizioni e paraqet si një çimkë, në të vërtetë është një qark i zakonshëm i integruar, që kushton pak më shumë se një euro dhe që shërben për të rregulluar tensionin e energjisë elektrike për elektroshtëpijaket në banesa.
Kjo është sikur të tregosh një rrotë automjeti dhe të thuash: ja makina!


Problemi nuk qendron aq në faktin se ndonjë gazetar është i gatshëm për të sajuar scoop-e, vetëm e vetëm që të fitojë sadopak shikueshmëri, apo për të rritur ndonjë klikim të portalit të tij. Problemi i vërtetë është tek obeziteti informativ, që po përjeton Shqipëria, mjafton një shpifje e një njeriu të vetëm për t’u transformuar në një lajm me përmasa kombëtare: kjo, pasi ajo shpifje kopjohet dhe riprodhohet në qindra media të tjera, të cilat, në mungesë të gazetarëve të vet, gjithnjë gjuajnë lajme të prodhuara nga të tjerë.

E, më pas, kush nga lajmet është i vërtetë e kush jo, nuk i bëhet vonë kujt. Mjafton të mendosh se lideri i opozitës Sali Berisha shet çdo ditë për të vërteta lajme krejtësisht të sajuara, por, edhe kur demaskohet, bën sikur s’ka ndodhur gjë dhe, në vend që të kërkojë ndjesë, rifillon të sajojë përsëri.13319881_1110649025662993_7529016180430986448_n

13321770_1110649078996321_8836455497672999436_n(Foto e parë është marrë nga një katalog elektronik në web, foto e dytë “çimka” sipas ABC News). 

Next Post

"Çmenden" çmimet për biletat në ndeshjen Shqipëri-Zvicër, nga 30 në 380 dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

March 12, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

March 12, 2026
Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

March 12, 2026
Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In