• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bolino: Sasia e kontrolleve nga ajri është në përpjesëtim të drejtë me sasinë e drogës që zbulohet

by Aalison Pearse Stevens
10/10/2016 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gazetari Carlo Bolino ka bere nje analize statistikore te flutrimeve qe i ka lejuar Edi Rama, Guradia Di Finanza dhe atyre qe u ka lejuar Sali Berisha dhe arrin ne perfundimin se me trefishin e flutirmeve qe ka lejuar Rama eshte gjetur me pak droge se nga tre here me pak fluturime ne kohe te Berishes.

Ja postimi i tij i plote:

Sasia e kontrolleve nga ajri është në përpjesëtim të drejtë me sasinë e drogës që zbulohet. Në rast se, në vitin 2016, kryeministri Edi Rama i dha leje Guardia di Finanza-s italiane të fluturojë në qiejt e Shqipërisë 42 herë, duke mundësuar kështu të zbuloheshin 211 hektarë të mbjellë me marihuanë, në vitin 2012 Berisha i dha leje së njejtës Guardia di Finanza të fluturojë vetëm 12 herë e, megjithatë, u zbuluan 330 hektarë me drogë. Me një përpjesëtim të thjeshtë matematikor, mund të imagjonihet kështu që, nëse Guardia di Finanza në 2012-ën do të kishte fluturuar sa në vitin 2016 (pra, katër herë më shumë), sipërfaqet e mbjella me kanabis të zbuluara do të mund të ishin të paktën tri herë më shumë, pra mbi 900 hektarë. Por kjo është një shifër që del me deduksion, jo një e dhënë shkencore. Ndërkohë, e dhëna shkencore është se në kohën e Berishës ishte shumë më i përhapur kanabisi se sa sot. Një e dhënë tjetër deduktive (këtë herë, ama, e ofruar po nga Guardia di Finanza) është se, për çdo sipërfaqe të mbjellë me drogë të zbuluar, nëntë të tjera nuk zbulohen. Kjo ka vlerë edhe sot, ashtu si dhe në kohën e Berishës dhe ka vlerë në Shqipëri, ashtu si edhe në Itali.

Me që ra fjala për Italinë.

Edhe në Itali tashmë kultivohet kanabisi, edhe këtu zbulohet me anë të avionëve të Guardia di Finanza-s. Në vitin 2016 sipërfaqet e mbjella në Itali ishin tri herë më të mëdha se ato të zbuluara në vitin 2015, por asnjë gazetari italian nuk do t’i shkonte ndër mend të akuzonte (pa prova) se bum-i i prodhimit ndodh pasi trafiku i drogës është në dorë të ministrit të Brendshëm Alfano apo kryeministrit Renzi. Hipotezën se Alfano dhe Renzi kultivojnë kanabis do t’i pëlqente shumë opozitës italiane të mund ta hidhte, por edhe politika, ashtu si gazetaria, në Itali respektojnë rregulla etike, që kanë vlerë në gjithë botën e qytetëruar: para se të akuzosh cilindoqoftë (politikan apo qytetar i zakonshëm) se ka kryer një krim, kërkohen prova të forta. E kundërta e asaj, që ndodhte në vitet e zeza të diktaturës, kur Musolini apo Enver Hoxha mund të pushkatonin rivalët e tyre (politikanë apo qytetarë të zakonshëm), duke i akuzuar për komplote të paqena, pa u shqetësuar për të gjetur qoftë edhe një provë të vetme.
Respektimi i dinjitetit të njeriut, duke përfshirë edhe dinjitetin e armikut tonë, është dallimi i parë i madh mes një diktature dhe një demokracie.

Next Post
VIDEO/ Tifozët shqiptarë bëhen gazi i botës, ja si i vënë në lojë spanjollët

VIDEO/ Tifozët shqiptarë bëhen gazi i botës, ja si i vënë në lojë spanjollët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

February 7, 2026
Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

February 7, 2026
Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

February 7, 2026
Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

February 7, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Publikoi video ku Obama dhe bashkëshortja e tij paraqiten si majmunë, Trump: Nuk bëra asgjë të gabuar!

February 7, 2026
Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

February 7, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhai i fëmijëve: Nuk munda t’i shpëtoja!

February 7, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

February 7, 2026
Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

20 mijë euro ryshfet për ekstradimin, SPAK dërgon për gjykim 3 persona

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In